Secondary Adv

Vipat qe kane shtepite me te bukura ne bote!

Share on Google+

 

Të gjithë do të donin të jetonin në një shtëpi “ëndrrash”, me pishinë, fusha tenisi dhe futbolli, me një kopsht të mrekullueshë, pikërisht si në  shtëpitë e VIP-ave! Më poshtë do të njiheni me 10 shtëpitë më të bukura dhe më të shtrenjta të tyre!


10. Will Smith dhe Jada Pinkett Kompleksi-Smith Calabasas

 

Kjo familje shumë e talentuar jeton në një kompleks të madh të ndërtuar me porosi në Calabasas, Kaliforni. Një shtëpi e sigurtë dhe që mban këdo të argëtuan për orë të tëra. Me vlerë rreth 20 milionë dollarë,  shtëpia e Smith është plot luks, por mbi të gjitha tradicionale. Sipas E Online, shtëpia ka një sipërfaqe prej është 25.000 metra katrorë, dhe brenda ju do të gjeni mobilje të rafinuara, të sofistikuara dhe tonet organike prej dheu. Kjo mega rezidencë është e kompletuar me 9 dhoma gjumi, një dhomë meditimi, një dhomë shqyrtimit dhe madje edhe një studio regjistrimi ku Willow Smith ka regjistruar "Whip My Hair".


9. Avicii- Hollywood Villa 


DJ i famshëm Avicii, me emrin e vërtetë Tim Bergling, jeton në një vilë interesante të vendosur në Hollywood. Prona të krijon një iluzion të qënit pezulluar në ajër. DJ Avicii është me fat sepse shtëpia e tij është e qetë dhe ka në sipërfaqe prej 1.950 metra katrorë  dhe e pasjisur me teknologjinë me të fundit.

Kjo vilë është e harlisur me bimë dekorative dhe gjithashtu ka një koleksion të pafundëm  dritaresh, të cilat të ofrojnë një pamje të mrekullueshme. Është një shtëpi ëndërrash për prodhuesit e muzikës, kjo mund të jetë për shkak të ndriçimit dhe dritareve, apo për shkak të kinemasë dhe pishinës.

8. Rihanna- Barbados Villa 

 

Këngëtarja e famshme Rihanna ka vendosur që kthehet në rrënjët e saj. E vendosur në një zonë luksoze , One Turistic Sandy Lane në ishullin Barbados, Rihanna bleu një vilë mrekullueshëm për afro 22 milionë dollarë për të qenë më afër familjes së saj. Shtëpia prej 10.000 metra katrorë vjen me ashensorë private dhe parkim nëntokë.  Rezidenca ka një holl të madh dhe një palë shkalle spirale, një palestër private, veranda të shumta dhe një pamje mahnitëse nga deti. Shtëpia e Rihanna-ës gjithashtu ka një pishinë të madhe, dhe roje sigurie 24-orëshe.

7. George Clooney- Lake Como Charmer

 

George Clooney zotëron një vilë përgjatë një nga liqeneve më të famshme italiane, liqeni Como. E quajtur "Villa Oleandra," kjo  shtëpi mahnitëse 30 milion dollarësh, me  25-dhoma do të t’ju mahnisë. Shtëpia është e ndërtuar në shekullin e 18-të, dhe  është e rrethuar nga një pamje magjike. Brenda saj, shtëpia është po aq e ëmbël, me tavane të gdhendura, dhe vepra arti dramatike. Clooney ka ndërtuar një urë si rrugë kryesore kështu që ai mund të eci dhe të shijojë të gjithë pasurinë e tij.


6.Conan O’Brien- Pacific Palisades Pad

 

Showman-i i njohur Conan O'Brien ka shitur kohët e fundit mega-rezidencën e tij në Palisades. Sipas E Online, O'Brien e ka blerë shtëpinë me një sipërfaqe 10.776 metra katrorë për 19.500.000 dollarë. Shtëpi ka 6 dhoma gjumi, 8 banjo, tavane të larta dhe 10 oxhaqe.  Jo vetëm është e mrekullueshme dhe luksoze, por pamja që të ofron është vërtet e mahnitshme. Shtëpia ka një pishinë, spa, një pavijon Poolside, një kuzhinë të brendshme dhe një të jashtme.

5.Tiger Woods- Jupiter Island Castle

 

Kjo është rezidenca e Tiger Woods, kampionit të famshëm të golfit: një perlë 40 milionë dollarëshe!

 

4. Taylor SWift- Rhode Island Beauty

 

Taylor Swift ka blerë një pronë në Rights Watch Hill, Rhode Island vitin e kaluar. Sipas Forbes, Swift e ka blerë 17.000.000 dollarë me para të gatshme, një rezidencë e stilit kolonial.  Shtëpia ka një sipërfaqe 10.000 metra katrorë, 8 dhoma gjumi dhe 10 banjo.


3. John Travolta- Fly-In Florida Home

 

John Travolta, një nga aktorët më të njohur, jeton në shtëpinë e tij në Ocala, Florida. Sipas Business Insider, Travolta ka një aeroport privat funksional e të plotë ,700 metra dhe me 2 ndalesa për aeroplanët e tij private. Në qoftë se nuk ju duket mjaftueshëm e habitshme, ndalesat të çojë direkt në derën kryesore. Shtëpia gjithashtu ka 6 dhoma gjumi, një pishinë të madhe, një shtëpi për të ftuarit, një garazh për 16-makina dhe një dhomë të madhe me një tavolinë lojrash.


2. Tom Brady dhe Gisele Bundchen- LA Estate

 

Modelja Gisele Bundchen dhe i dashuri i saj lojtar hokei, Tom Brady, kanë gati shtëpinë e tyre të ëndrrave, një superstruktë që kushtoi 20 milion dollarë.  Çifti bleu pronën në Los Anxhelos për 11 milion dollarë në vitin 2008, por shpenzuan edhe dhjetë milion të tjera nga pasuria e tyre e përbashkët prej 90 milion dollarësh, për të zgjeruar komoditetet e banesës. Vila përfshin një pishinë të jashtme dhe një të brendshme, tetë dhoma gjumi, një garazh për gjashtë makina dhe një park personal. Çifti Brady-Bundchen do të ketë komshinjë të rinjë emra të famshëm të Holliwood-it dhe emrave të tjerë të njohur të Show-bizit.


1.Matt Damon- Pacific Palisades Stunner

 

Aktori i mirënjohur amerikan, Matt Damon e bleu pronën e tij në Majemi, Maravilla, në prill të 2005 duke shpenzuar plot 14.5 milion dollarë. Ai u fejua me Luciana Bozan Barroso ne shtator te 2005 dhe u martua në dhjetor të të njejtit vit.


Më të lexuarat