Njerëzimi është duke luftuar për të përballuar ndryshimin e klimës, teksa një raport i ri zbulon se 2010-2019 ka qenë dekada më e nxehtë e regjistruar.
Një deklaratë nga Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO) thotë se vitet pas 2010 kanë qenë më të nxehtat që kur regjistrimet filluan për herë të parë në fillimin e shekullit të 19-të.
WMO paralajmëron se gazrat e serrës dhe temperaturat përvëluese janë shkaku rrënjësor i shifrave përshkallëzuese të rritjes së nivelit të detit, shkrirjes së akullit, valëve të nxehta dhe përmbytjeve.
Raporti thotë se më shumë se 10 milion njerëz ishin zhvendosur brenda vendit në gjysmën e parë të vitit 2019, shtatë milion direkt për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit, si zjarret, uraganet dhe përmbytjet. Temperaturat këtë vit kanë arritur në nivele rritjeje me 1.1° C, duke e bërë 2019 vitin e dytë apo të tretë më të nxehtë të regjistruar.
2016 është i vetmi vit që parashikohet të tejkalojë 2019 në temperaturë mesatare. Çdo dekadë që nga vitet '80 ka qenë më e ngrohtë se paraardhësja.Oqeanet, të cilët thithin 90 përqind të nxehtësisë së tepërt të prodhuar nga gazrat serë, tani janë në temperaturat e tyre më të larta të regjistruara.
Detet e botës kanë tashmë më shumë acid se 150 vjet më parë, duke kërcënuar ekosistemet jetike detare, mbi të cilat miliarda njerëz mbështeten për ushqim dhe punë. Në tetor, niveli mesatar global i detit arriti nivelin më të lartë në rekord, i nxitur nga 329 miliardë ton akull të humbur nga fleta e akullit të Grenlandës në 12 muaj.
Me vetëm 1 °C më të nxehtë se kohët para-industriale, 2019 tashmë ka parë valë vdekjeprurëse në Evropë, Australi dhe Japoni, superstuhitë shkatërrojnë Afrikën Juglindore dhe zjarret e egra në Australi dhe Kaliforni.