Ndertohet lagjia e pare me shtepi te printuara ne 3D
Lagjia e parë në botë, shtëpitë e së cilës janë ndërtuar përmes teknologjisë 3D të printimit,aktualisht është në ndërtim e sipër në Meksikën jugore.
Projekti ka shtypur me sukses shtëpitë e para të tij duke përdorur një printer gjigand 33 metra të gjatë.
Çdo shtëpi me një sipërfaqe rreth 47 metra katrorë, ​​një katëshe, është kompletuar me çati, dritare, arredimin e brendshmëm, dhe është pjesë e një lagje të re tërësisht të shtypur në 3D. Në tërësilagjia do të përmbajë rreth 50 shtëpi pasi të jenë përfunduar.
E vendosur në zonën e Tabaskos, projekti është pjesë e eksperimentimit në proceset e ndërtimit që mund të ndihmojnë ofrimin e banesave të përballueshme për komunitetet më të varfra në botë.
Projekti për banesat e para të shtypura në 3D ishte realizuar që në 2018, dhe më në fund nisi zbatimi i planit për ndërtimin e komunitetit të parë botëror të shtypur në 3D në Meksikë. Në tabasco, dy shtëpi kanë përfunduar duke përdorur printerin Vulcan II, e cila nxjerr çimento nga një grykë shtresë pas shtrese deri sa të përfundojë struktura themelore.
Duhen rreth 24 orë për të përfunduar muret para se ndërtuesit njerëz të shtojnë çatinë, dritaret dhe dyert. Familjet e zgjedhura për të jetuar në to do t'i paguajnë me një interes zero, që kushton rreth 400 pesos meksikane ose rreth 20 dollarë në muaj, për shtatë vjet.
Printeri 3D për shtëpi, i quajtur vulcan II, është krijuar për të punuar nën kufizimet që janë të zakonshme në vendet rurale.