Panairi Bota e mobiljeve, Sofje ne datat 18-21 mars 2020 13-01-2020
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), fton bizneset shqiptare që të marrin pjesë në eventin ndërkombëtar “Bota e mobiljeve”, i cili do të zhvillohet në Sofje, Bullgari, në datat 18 – 21 mars 2020, kushtuar industrisë së mobiljeve.
“Kjo ekspozitë do të organizohet nga Dhoma Bullgare e Përpunimit të Drurit dhe Industrisë së Mobiljeve dhe do të mbahet në ambientet e Inter Expo Center – Sofia. Edicioni i 16-të i këtij eventi, do të mbledhë kompani nga e gjithë bota që operojnë në industrinë e mobiljeve, arkitektë dhe arredues. Kjo ekspozitë synon të sjellë së bashku stile të ndryshme të mobiljeve klasike dhe bashkëkohore. Eventi “Bota e mobiljeve” do të shoqërohet dhe me një sesion B2B, i dedikuar për të vendosur partneritete të reja, zgjeruar tregjet dhe shkëmbyer përvojat ” njofton AIDA.
Për të qenë pjesë e këtij aktiviteti, aplikimi është i hapur deri me datën 23 shkurt 2020 në Dhomën Bullgare të Përpunimit të Drurit dhe Industrisë së Mobiljeve në adresën: office@timberchamber.com. Per me teper informacion klikoni: https://technomebel.bg/index.php/en/furnitureexpo?fbclid=IwAR1VHoZ9DrZZ6v8oWmYpER6HlWmpVEqv4yV8CMBOXAXZDPqKAbWZcG7-mjY
Burimi: SCAN
Më të lexuarat
Italian Design Day ne Shqiperi | Te prodhosh vlere - Gjithepërfshirje, novacion dhe qendrueshmeri L'Italian Trade Agency (ITA), zhvillon nga data 18 deri në 24 mars 2024, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, një promovim special të Made in Italy me rastin e Italian Design Day në Shqipëri. Tema e këtij edicioni fokusohet në
Panairi profesional HORECA 2024, 22-24 Shkurt Ne datat 22-24 Shkurt 2024 do te zhvillohet ne Pallatin e Kongreseve edicioni i 10 i panairit HORECA.
Eventido te zgjase nga data 22 shkurt deri ne daten 24 shkurt 2024 dhe do te perfshije 60 kategori ne industrine HORECA.
Kompani te ndryshme qe i perkasin kesaj industrie do te jene
Panairi Ndërkombëtar i Mobilierisë 13-14-15-16 Mars, 2024 Panairi i Mobilerisë ka filluar me edicionin e parë në vitin 2004. Në harkun kohor 1995 – 2003, sektori i mobilierisë, përgjithësisht tregtar ka ekspozuar në panairet e përgjithshme, por me kalimin e viteve, kompanitë shqiptare e
Business Matching & Networking Mission To United Arab Emirates 3-8 March 2024, Dubai Në datat 3-8 Mars, Dubai do të jetë vendi ku mbi 20 kompani shqiptare do të mblidhen për të zhvilluar “Business Matching & Networking Mission to United Arab Emirates”. Ky event është një mundësi e shkëlqyer për
Energy Expo & Forum 2024, 28-30 Mars 2024 Edicion i 6-të i “Energy Expo & Forum 2024” që do të zhvillohet më 28-30 Mars 2024, do të fokusohet në gjithëpërfshirjen e sektorit të energjisë.
Synimi kryesor i këtij edicioni do të jetë krijimi i një
Panairi International Builders’ Show 2024 - Las Vegas, USA The Economic and Commercial Office of the U.S. Embassy in Tirana invites representatives of private sector operating in the construction sector to attend the International Builders' Show® that will take place from February 27-29, 2024, in Las Vegas, USA.
We would greatly appreciate if you
Tirana International Fair 2023, 6 - 9 dhjetor 2023 Panairi i 29-të Ndërkombëtar i Tiranës do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Shqipëri, nga data 6-9 dhjetor 2023.
Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, një ngjarje e miratuar nga UFI, organizohet nga Klik Ekspo Group, lider
Panairi i industrise se shtepise dhe pajisjeve te kuzhines, 9-11 nentor 2023 HOST The Balkans do të hapë dyert në datat 9-10-11 Nëntor2023, në Expocity Albania, në Tiranë.
Në këtë event të madh, mbi 150 marka ekskluzive turke do të prezantojnë xhamin, porcelanin dhe qeramikën më të fundit, si
Panairi i Energjise, Ndertimit dhe Ekonomise se Gjelber, 5-6 tetor 2023 Në datat 5 - 6 tetor,Iceberg Exhibitionsdo të organizojë Panairin “Energjia, Ndërtimi dhe Ekonomia e Gjelbër 2023”.
Duke synuar të nxjerrë në pah çështje të rëndësishme si energjia e rinovueshme, efiçenca e