Astronautët në ISS do të marrin internet më të shpejtë dhe komunikim më të mirë me Tokën falë një shpikjeje të re revolucionare britanike.
Terminali Columbus Ka-band' (COLKa) do të sjellë shpejtësinë e internetit në shtëpideri në 50 Megabits për sekondë në stacionin hapësinor.
Kontrata për hartimin dhe ndërtimin e pajisjes me madhësi frigoriferësh iu dha MDA Space and Robotics Limited, një kompani e komunikimit me qendër në Oxfordshire. Një anije furnizimi Cygnus do të transportojë COLKa nga Wallops Island në Virginia, deri në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor pak para orës 21:00 të premten.
Pajisja e komunikimit pritet të instalohet më vonë këtë vit jashtë modulit Columbus, i cili është laboratori shkencor i ISS. Të dhënat e tij do të kalojnë më pas në një proces ciklik, do të shkojnë nga COLKa, të transmetuara në një stacion tokësor në Harwell në Oksfordshire ku MDA bazohet më pas në Gjermani.
Do të shkojë në Gjermani duke qënë se aty është e vendosur Qendra e Kontrollit Columbus dhe do të lejojë që të dhënat nga eksperimentet të shpërndahen në të gjithë Evropën. Moduli Columbus në ISS ishte konceptuar dhe dizajnuar mbi 20 vjet më parë, kur interneti ishte në fillimet e tij.
Përditësimi do të sigurojë komunikime më të shpejta, të pavarura nga sistemi NASA, tha Agjensia e Hapësirës në Mbretërinë e Bashkuar.