Secondary Adv

Shtepia prej betoni ndertuar buze shkembit

Share on Google+

Projektuar nga arkitekti iranian Reza Mohtashami, struktura e ashpër prej betoni arrin disi të duket njëkohësisht e frikshme por edhe e bukur. 

 

Aspak i huaj në ndërtesat e stilit brutalist, Reza Mohtashami tha se modeli i tij i fundit ishte një përpjekje për të bashkuar të natyrshmen dhe të panatyrshmen. 

Në një seri paraqitjesh të krijuara nga vetë arkitekti, struktura e lakuar, e quajtur Shtëpia e Betonit, mund të shihet e dalë nga një sipërfaqe e frikshme shkëmbi. Një pjesë e konsiderueshme e pjesëve të banesës dalin jashtë buzës së shkëmbit, të mbështetur nga një seri kolonash. 

Ndërsa është e qartë që ndërtesa nuk i përket atij vendi, Mohtashami gjithashtu ka arritur të hartojë një shtëpi që i përshtatet natyrshëm mjedisit rrethues. Ndërtesa e jashtme dhe e brendshme e betonit, e cila rrotullohet në shkëmbinj dhe në liqen dhe pyll, mund t'i japë banuesit një ndjenjë relaksi, shpjegon arkitekti. 

Ndërtesa impresionuese përmban një kuzhinë, dhomë gjumi dhe një zonë argëtimi që ofron një pamje krejtësisht pa pengesë të peizazhit përreth. Dritarja e madhe plotësohet nga një tjetër që shkon përgjatë brendësisë së të gjithë strukturës, duke mbushur hapësirën me dritë natyrale. 

Nuk është dizajni i parë i çuditshëm i shtëpive që shfaqet në muajt e fundit. Në janar, arkitektët zbuluan planet për një shtëpi të frymëzuar nga SUV-i i çuditshëm i Tesla, Cybertruck. Struktura futuriste prej betoni dhe çeliku e quajtur "CyberHouse" ishte krijuar për t'i bërë ballë një lufte bërthamore. 

Firma ruse Modern Architecture & Design thoshte se shtëpia do të ishtemjaftueshëm e fortë sa të rezistojë uraganet, tërmetet dhe ndotjet radioaktive. 


Më të lexuarat