Secondary Adv

5 llambadaret me ikonike ne bote

Share on Google+

Llambadarët kanë qenë një simbol i pasurisë dhe statusit që nga krijimi i tyre, ku më të pasurit e kanë përfshirë gjithnjë këtë element në dekorin e tyre të brendshëm. 

 

Llambadarët kanë qenë një simbol i pasurisë dhe statusit që nga krijimi i tyre, më të pasurit e kanë përfshirë gjithnjë këtë element në dekorin e sallave, dhe dhomave të tjera, që nga kohërat mesjetare me llambadarë qirinjsh, deri në llambadarët kristal të shekullit të 18-të. 

 

Edhe pse llambadarët kanë rreth e rrotull për shumë shekuj dhe ka qindra mijëra dizajne llambadarësh të ndryshëm në të gjithë botën, ne kemi sjellë 5 llambadaret më ikonikë në botë.   

 

Paris Opera House - Palais Garnier 

Palais Garnier është një nga ndërtesat më të bukura në Paris. E ndërtuar nga 1861 deri në 1875 nga arkitekti Charles Garnier, ndërtesa përmban shumë llambadarë, përfshirë këtu llambadarin ikonik  prej bronzi dhe kristali. 

 

Pallati Buckingham, Londër 

Vendbanimi zyrtar i Mbretëreshës Elizabeth II është shtëpia e disa llambadarëve shumë të pasur dhe disa prej atyre më ikonikë! Një prej tyre, më ikonik është vendosur në dhomën e Bardhë të Pikturave. 

 

Pallati i Versajës, Paris 

Pallati i Versajës, i njohur për shkëlqimin e tij të lartë është shtëpia e disa prej llambadareve më mahnitës dhe më të njohura në botë! Salla e Pasqyrave ka tavane të veshura jo vetëm me piktura të bukura, por edhe me llambadarë mahnitës kristal të cilët janë ndoshta më të famshmit! 

 

Pallati Dolmabahçe, Stamboll 

Pallati i pasur i vendosur në Stamboll përmban një koleksion të jashtëzakonshëm llambadarësh kristal, por ai më ikonik është ndoshta llambadari kristal bohem që erdhi në pallat si një dhuratë nga Mbretëresha Viktoria. 

 

Chandelier Bar Vegas, Las Vegas 

E fundit në këtë listë nuk është një llampadar, por një bar arkitektura e të cilit i ngjan një llampadari, dhe është një nga llambadarët më të famshëm, edhe nëse nuk është një i vërtetë.


Më të lexuarat