David Childs i studios arkitekturore SOM, ka azhornuar projektin e dy kullave të propozuara për të zënë vendin e Chicago Spire të Santiago Calatrava.
Ndryshimi I projektit vjen mbi një vit pasi nënkryetari i Chicikagos Brendan Reilly ndaloi propozimin e Childs për "kullat binjake" në 400 Lake Shore Drive. Ridizenjimi ndryshon lartësinë e dy kullave që përbëjnë kompleksin.
Kulla e Jugut është reduktuar në një lartësi prej 233 metra nga 335 metra. Kulla e Veriut më e shkurtër dhe pak më e gjerë ngrihet pak më e lartë në 266 metra e rritur nga 259 metra. Planet tregojnë se rrokaqiejt ende kanë të njëjtën siluetë tronditëse të formuar nga tarracat e jashtme prej xhami dhe pjesën e jashtme të gurit.
Thekset terrakote dhe inkuadrimi i metaleve detajojnë strukturat së bashku me dritaret e stilit "Chicago". Siluetat e seciës kullë të kujton një ujëvarë, teksa formojnë tarraca të jashtme të shtrira që zgjasin rezidencat individuale përtej mureve të tyre, thanë zhvilluesit e porjektit.
Në këtë përsëritje të re, nuk ka plan të përfshijë një hotel. Përkundrazi, të dy ndërtesat do të jenë rezidenciale, me 500 apartamente luksoze në Kullën e Jugut dhe 600 në Kullën e Veriut. Ndryshime të tjera në skemën e mëparshme përfshijnë zgjerimin e zonave pranë parkut ujor.