Secondary Adv

Apple prezanton kete muaj telefonin me te lire

Share on Google+

Apple pritet të lëshojë një iPhone të ri të lirë brenda vetëm dy javësh, thonë burime të brendshme të kompanisë.   

 

I ashtuquajturi iPhone 9 fillimisht u vendos për debutim në 31 Mars, por kriza e koronavirus besohet se ka shkaktuar vonesa. 

Tani smartphone i cili mund të kushtojë më pak se 399 dollarë, mund të jetë gati për t'u lançuar. Analistët pretendojnë se Apple ka vendosur më në fund për një hedhje në treg në muajin prill. Telefoni ka të ngjarë të prezantohet në 15 Prill, pasuar nga një lëshim me pakicë në 22 Prill. 

Ai shtoi se datat nuk ishin ende përfundimtare pasi ne jemi në mes të një pandemie, dhe gjërat mund të ndryshojnë. Ekspertët dhe prodhuesit me reputacion të industrisë kanë premtuar një iPhone të ri të lirë në muajin Mars për muaj të tërë. Telefoni pritet të jetë më i vogël se modelet e fundit, duke huazuar modelin klasik 4.7 inç të iPhone 8. 

Aparati pritet të ketë një dizajn si Phone 11 por një pamje në stilin e iPhone 8. Kjo përfshin një skanues të shenjave të gishtërinjve me Touch ID dhe një ekran 4.7 inç. Kjo është dukshëm më e vogël se panelet 5.8 inç me 6.5 inç në radhën e iPhone 2019. 

Do të jetë gjithashtu telefoni I pare "i lirë" Apple që nga iPhone SE në vitin 2016. iPhone SE ishte një model jashtëzakonisht i popullarizuar që kushtonte vetëm 359 paund, dhe kishte një ekran të vogël 4-inç. Por  iPhone 9 ’i ri ka më shumë të ngjarë të ketë një dizajn të lakuar, sesa të huazojë pamjen e iPhone SE. 


Më të lexuarat