Secondary Adv

10 plazhet me te bukura te Mesdheut

Share on Google+


Brigjet e Mesdheut vizitohen çdo vit nga miliona turistë. Ishujt e Jonit janë ndër më të bukurit me gjire të vegjël, ndërsa Riviera Shqiptare, është një copë parajse e panjohur.

 

Tabloidi i madh britanik “Daily Mail” sjell një listë me 10 plazhet më të bukura të Mesdheut duke këshilluar turistët që t’i vizitojnë gjatë sezonit të pushimeve. Pjesë e kësaj liste janë vende të Greqisë, Spanjës, Portugalisë, Italisë, Kroacisë dhe Turqisë. Ndërsa për vendin tonë, këshillohet të vizitohet plazhi i Himarës si një nga 10 plazhet më të bukura të Mesdheut.


1. Plazhi Egremi, Lefkada, Greqi

 

E lidhur me territorin grek nëpërmjet një rruge të ngushtë, Lefkada është ishulli i katërt i Ishujve të Jonit. Bregdeti perëndimor ka plazhet më të mira. Ndër më të bukurat,në veri janë Pefkoulia dhe Kathisma, ndërsa në jug janë Egremni dhe  plazhi i mrekullueshëm Porto Katsiki. Përgjatë rrugës që të çon në këto plazhe mund të hasësh në tezga që shesin vaj ulliri, mjaltë dhe verë. Ndër më të preferuarit është plazhi i Mylos, jo shumë qytezës së Agios Nikitas, në veri-perëndim të ishullit.

 

2.Cala Mitjaneta – Menorca, Spanjë

 

Ky gji i vogël piktoresk është çuditërisht, një nga plazhet më të njohura për turistët dhe vendasit në verë. Me ujërat e saj të cekta dhe të qeta, mjaft e preferuar dhe e vetmuar, ky plazh është i vendosur në bregdetin jugor afër me Cala Galdana në Spanjë.

 

3.Plazhi Navagio – Zakynthos, Greqi

 

Navagio është një ndër plazhet më të bukura në Greqi dhe një prej plazheve më të bukura në botë. Plazhi quhet ndryshe dhe “Limani i kontrabandistëve”.  Atë çka e bën të bukur këtë plazh është një anije e vjetër që gjendet në breg të detit por edhe pamja që të ofrohet nga lart plazhit nga ku mund të shikohet pamja e ishujve të detit Jon të Zakynthos.

 

4.Plazhi Elafonissi - Kretë, Greqi 

 

Elafonisi-Krete, ndodhet në pjesen jug perëndimore të Kretës, afro 75 km distancë nga qyteti i Chania, dhe 211km nga Heraklion. Atraksioni i parë i kësaj zone janë plazhet e bukura me rërën e artë, deti i pastër kristal. Këto plazhe të mrekullueshme nga të dy krahet e ishullit të Kretës të kujtojnë Karaibet me rerën e bardhë. Ne disa vende rëra të ngjason me ngjyrën rozë të celët sepse kanë marrë ngjyrën e mijëra guackave të thyera që sjell deti. Afër pikës së “thyerjes” së ishullit, uji nuk arrin më shumë se një metër, duke formuar kështu një lagune ideale për fëmijet. Duke eksploruar këtë zonë mund të gjeni një oaz vetëm për ju, aty ku plazhi i mahnitshëm dhe rëra e bardhë bëhen një. Gjithsesi ka shumë gjire për turistë që mund të kalojnë vërtet momente dhe ditë relaksuese nën këtë mrekulli përrallore.


5. Plazhi Monterosso – Cinque Terre, Itali

 

Cinque Terre ndodhet në provincën e La Spezia. Bëhet fjalë për një zonë detare të ruajtur dhe një park Kombëtar që mbrojnë tetëmbëdhjetë kilometra bregdet të pasur me shkëmbinj dhe gjire ku bashkohen toka me detin. Monterosso al Mare, Vernazza, Corniglia, Manarola dhe Riomaggiore përfaqesojnë bukurine e madhërishme të këtyre tokave, të famshme në të gjithë botën sepse janë destinacione romantike, ku mund të kalohen pushime për muaj mjalti.


6.Plazhet e Himarës– Himarë, Shqipëri

 

“Shqipëria, Perla e fshehtë e Ballkanit”. Kështu është cilësuar vendi ynë nga mediat e huaja dhe kjo jo pa arsye. Për këdo që dëshiron të kalojë pushimet ne det apo në mal, riviera shqiptare ofrohet me bukuritë e saj magjepsëse duke gërshetuar më së miri klimën malore me atë detare. Himara, bukuria e detit, pastërtia dhe ambienti çlodhës, janë nga elementet që e bëjnë plazhin e saj akoma më tërheqës. Këtë vit, pushuesit do të kenë tashmë mundësinë të frekuentojnë lirshëm këtë zonë të mrekullueshme, me gjiret dhe plazhe ku uji i kristaltë me të gjitha nuancat e ngjyrës së gjelbër, sepse të gjitha rrugët janë të asfaltuara.


7.Praia da Marinha – Portimao, Portugali

 

Praia da Marinha ( plazhi  Navy)  është një nga plazhet të bukura dhe simbolike të Portugalisë, i vendosur në bregun e Atlantikut në Caramujeira, Komuna Lagoa, Algarve. Në vitin 1998, ai u vlerësua si "Golden Beach" nga Ministria e Mjedisit portugez për shkak të cilësive natyrore tepër të rralla. Një parajsë tokësore përgjatë bregdetit të Portugalisë. Ky plazh cilësohet si një bukuri e cila të fut në ëndërrime me sy hapur, ndërsa konsiderohet si një ndër destinacionet më të bukura për tu vizituar gjatë kësaj vere. Origjinaliteti dhe natyra përrallore që e karakterizon këtë plazh ka bërë që vit pas viti numri i vizitorëve dhe pushuesve të rritet me shifra tejet të larta.

 

8. Spiaggia Rosa - Sardenjë, Itali 

 

Ky plazh i botës tjetër ndodhet në ishullin Budelli. E ka marrë emrin falë ngjyrës së rërës së saj, e cila përmban korale, guacka deti si edhe granit. Plazhi - dhe ishulli, në përgjithësi - është pjesë e Arkipelagut La Maddalena, Park Kombëtar Detar.

 

9.Plazhi Baska Voda– Baska Voda, Kroaci

 

I ndodhur përgjatë bregdetit Dalmat në Kroaci, Baska Voda është një nga plazhet më të vizituara dhe më të preferuara përgjat verës në Rivierën Makarska. Qyteti i vogël, i cila ka një popullsi prej më shumë se 2000 banorësh, është i njohur për plazhet e saj zallore, pyjet prej pishe dhe arkitekturën në stil barok. Shtëpitë e bardha prej guri, të rrethuar nga shkëmbinjtë, janë të dukshme kudo, ndërsa plazhi me ujërat e kristalta dhe të qarta sundon pothuajse të gjithë Detin Adriatik.

 

10. Bregu Turquoise - Patara, Turqia 

 

Bregdeti jugor në Patara fitoi këtë pseudonim falë përzierjes së ngjyrave të horizontit dhe detit. Qytetet e lashta me malet të larta, të ndërtuara mbi rërë, si dhe pyjet e harlisura rrethojnë pothuajse të gjithë bregdetin. Ende relativisht e pazhvilluar, zona është e madhe për ata që janë në kërkim të një shëtiteje nëpër kalatë dhe fshatrat historike.


Më të lexuarat