Secondary Adv

Gjenden deshmi te ujit ne Hene

Share on Google+

Landeri kinez Chang'e-5 është anija e parë në sipërfaqen hënore që zbulon shenja uji brenda shkëmbinjve dhe tokës së Hënës, pohojnë shkencëtarët kinezë. 

 

Landeri mbërriti në Hënë më 1 dhjetor 2020, si pjesë e një misioni për të kthyer mostrat e shkëmbinjve dhe dheut në Tokë, të cilin e arriti më 16 dhjetor.

Ndërsa ishte në hënë, landeri përdori instrumentet e tij në bord për të marrë një sërë matjesh shkencore, duke përfshirë reflektimin spektral të shkëmbinjve të hënës.

Ky është një proces ku drita e reflektuar nga shkëmbinjtë mund të tregojë përbërjen kimike, duke përfshirë nivelet e molekulave të tilla si oksigjeni dhe hidrogjeni.

Ekipi kinez zbuloi se në disa lloje shkëmbinjsh, në një gjerësi gjeografike të mesme në Hënë, molekulat e H20 ishin të pranishme me rreth 120 pjesë për milion dhe të tjera në 180 ppm.

Kjo konfirmon gjetjet e bëra nga NASA duke përdorur teleskopë me bazë në Tokë, që morën matje të shkëmbinjve të hënës për të gjetur prova të molekulave të ujit.

Shpresohet që astronautët që jetojnë në Hënë në të ardhmen do jenë në gjendje të nxjerrin oksigjen dhe hidrogjen molekular, të prodhojnë ujë dhe oksigjen të pastër.


Më të lexuarat