Secondary Adv

Energy Expo & Forum 2022, 28-29 Qershor 2022

Share on Google+

Në datat 28-29 Qershor 2022, Expocity Albania organizon Edicionin e 4-t të Panairit dhe Forumit Ndërkombëtar të Energjisë.

 

“Mundësi në vorbullën e krizës”: Energy Expo & Forum 2022 do të trajtojë situatën aktuale të sektorit të energjisë, krizën në të cilën ndodhet sot bota, ndaj të cilës nuk është imune as Shqipëria.

 

Në kontrast të plotë me periudhën e pandemisë, kur kërkesa globale për lëndë të para çoi prodhimin dhe çmimet në pikiatë, rimëkëmbja post-COVID-19 ishte e shpejtë, duke rritur kërkesën në mënyrë të jashtëzakonshme dhe për rrjedhojë krijoi ngërçin e parë në zinxhirët e furnizimit, të cilët nuk po i përgjigjeshin këtij ritmi.

 

Rritja e vazhdueshme e kërkesës për energji, bëri që çmimet në bursa të arrinin nivele rekord në fund të vitit 2021. Një tjetër “goditje” për tregjet ishte lufta në Ukrainë, duke ndikuar në mënyrë thelbësore në çmimet e lëndëve djegëse si nafta apo gazi.

 

Ekonomistët botërorë e kanë cilësuar këtë një moment kulminant që do të formësojë të ardhmen e energjisë duke e bërë këtë sektor më fleksibël ndaj goditjeve, më të larmishëm dhe ku roli i burimeve të rinovueshme do të jetë thelbësor.

 

PSE DUHET TË MERRNI PJESË NË ENERGY EXPO & FORUM 2022

Panairi synon të sigurojë takime dhe diskutime midis të gjithë aktorëve të energjisë dhe zhvillim lokal në të gjithë rajonin, për të nxitur investime më të mëdha dhe për të rritur konkurrencën.

 

Gjithashtu, synohet të nxitet zhvillimi i marrëveshjeve të biznesit dhe partneriteteve në të dyja ditët, jo vetëm me shoqëritë kryesore në treg, por edhe me shoqëri të reja të interesuara në tregun rajonal; takime B2B, B2G dhe B2C;

 

tryeza të rrumbullakta bashkëbisedimi me aktorë kryesorë; workshop-e informues nga shoqëri të rëndësishme në treg etj., si dhe nga fusha e infrastrukturës; ekonomistë në fushën e energjisë, etj.

 

PJESËMARRËSIT NË ENERGY EXPO do të mbulojnë fushat si më poshtë:

Prodhimi i energjisë me teknologjinë diellore | Të erës | Hidro Gjeotermike | Gazit | Transmetimi i energjisë,transformatorët |

 

Linjat e energjisë, ingranazhet për shpërndarjen e energjisë, zgjidhjet e teknologjisë së ndriçimit diellor |

Led tech | Zgjidhje të kombinuara, teknologjia e lidhur me energjinë hidrike, turbinat |

 

Sistemet e tubave, teknologjia e kursimit të energjisë, bankat, institucionet financiare dhe projektet e tyre në fushën e energjisë.

 

Shoqëritë e shërbimeve publike ERE | OST | OSHEE | KESH | Albagaz | AKBN, ALPEX, projektet e mëdha të energjisë, të tjerë, koncesionet e reja|

 

Projekte smart dhe ekologjike, zgjidhje për ruajtjen e energjisë, aksesorë për energji sa më efiçente për konsumatorët.

 


Më të lexuarat