Secondary Adv

Dyson po zhvillon robote qe bejne punet e shtepise

Share on Google+

Ndërsa Dyson është  i njohur për fshesat me korent dhe tharëset e flokëve, gjigandi i teknologjisë ka zbuluar se po zhvillon fshehurazi një sërë robotësh futuristikë.

  

Robotët janë krijuar për të kryer një sërë punësh shtëpiake, duke përfshirë rregullimin e lodrave dhe pastrimin e enëve.

Dyson ka dhënë një paraqitje të shkurtër të prototipeve të reja të robotëve në një video të publikuar në Konferencën Ndërkombëtare për Robotikën dhe Automatizimin. 

Deri më tani, robotët e Dyson kanë qenë fshesa me korent. Tani, gjigandi i teknologjisë ka dhënë një paraqitje të shkurtër të planeve të tij ambicioze për robotikë të avancuar.

Ndërsa detajet mbi robotët mbeten të pakta, videoja tregon se ata do të shfaqin duar robotike që mund të kapin objekte. Kjo mund t'i lejojë ata të lajnë enët, si dhe të mbledhin lodrat.

Së bashku me zhvillimin e robotëve të rinj, Dyson është duke rekrutuar 250 inxhinierë robotikë dhe pret të punësojë 700 të tjerë në 5 vitet e ardhshme. 


Më të lexuarat