Gjigandi kinez i teknologjise Baidu zbulon taksine robotike
Gjigandi kinez i teknologjisë Baidu zbuloi dje taksinë e tij të re tërësisht elektrike, vetëdrejtuese, e cila kushton vetëm 37,000 dollarë për t'u prodhuar.
Apollo RT6 ka një timon që hiqet për t'u lejuar pasagjerëve më shumë hapësirë dhe mund të porositet me një aplikacion. Baidu pretendon se aftësia e drejtimit të AV është e barabartë me një shofer të aftë me 20 vjet përvojë.
Apollo RT6 është AV i gjeneratës së 6 të Baidu dhe kushton dukshëm më pak për t'u zhvilluar se modelet e tjera. RT6 me bateri elektrike mund të mbajë nga dy deri në katër pasagjerë në varësi të faktit nëse timoni është i kyçur.
Sipas Baidu, baza e tij e rrotave 9.3 këmbë e bën atë madhësinë e një makine të klasit A, por ka hapësirën e një makine të klasit B dhe përvojën e një makine të klasit C.
Është një ndërthurje midis një SUV dhe një minifugon, dhe ofron 105 cm hapësirë për këmbët për dy sediljet e vendosura në pjesën e pasme të automjetit.
Apollo RT6 ka një pamje të jashtme futuriste me dyer rrëshqitëse elektrike inteligjente, që mund të hapen nëpërmjet lidhjes Bluetooth, futjes së fjalëkalimit ose një aplikacioni telefonik.
Gjatë vozitjes, AV përdor 38 sensorë, duke përfshirë 8 sensorë të zbulimit të dritës dhe rrezes (LiDARs), 12 radarë ultrasonikë, 12 kamera dhe një radarë me valë gjashtë milimetrash.