Panairi i Ndertimit, BUILD & LIVE SMART, 27-29 tetor 2022
Në datat 27- 29 tetor 2022, Expocity Albania organizon Edicionin e 3-të të Panairit të Ndërtimit “Build and Live Smart”.
Përgjatë tre ditëve, ky organizim do të shërbejë si një platformë e rëndësishme komunikimi për aktorët më të rëndësishëm të sektorit të ndërtimit, arkitekturës, planifikimit urban dhe publikut të gjerë.
Krahas një komunikimi efektiv, platforma do të evidentojë rëndësinë e koncepteve të reja për Shqipërinë, siç janë zgjidhjet efektive, materialet dhe pajisjet e duhura për të siguruar kushtet për realizimin e Smart Buildings dhe Smart Cities.
Industria e ndërtimit përfaqëson një sektor, i cili ka qenë dhe vazhdon të jetë jetik për ekonominë shqiptare prej shumë vitesh, duke u kthyer në një nga motorët dhe promovuesit kryesorë të zhvillimit ekonomik.
Ekspozuesit
Build and Live Smart do të sjellë në një hapësirë të vetme, aktorët më të rëndësishëm në:
NDËRTIM
Ndërtesa dhe Kantierë Ndërtimi
Materiale ndërtimi (artikuj betoni, tulla, çimento, inerte, fasada dhe ndërtime xhami, etj)
Struktura, profile metalike (punime hekuri, dekorative, inoks, etj)
Vegla/mjete pune (gozhdë, buloneri, vida, upa, fasheta, disqe, pajisje saldimi, peshore
elektronike, etj)
Hidrosanitare dhe pajisje
Dyer, dritare dhe porta
Finiturë (bojra dhe llaqe, pigmente, korniza dhe profile gipsi, letër murale, stuko, suva, kollë, allçi, vegla dhe mjete për lyerje dhe aksesorë)
Pllaka dhe parkete
Ndriçim dhe pajisje elektrike
Mobileri dhe aksesorë të arredimit
Ashensorë dhe shkallë automatike
Zhvilluesit e pronave (Real Estate)
Shoqatat e ndërtimit
RRUGË
Kompani që merren me ndërtimin e rrugëve dhe infrastrukturë
Materiale për infrastrukturë (pllaka trotuari, bordura, puseta, tuba betoni, izolues dhe ngjitës
Materiale metali: çelik, alumin, etj)
Makineri ndërtimi dhe shërbime të tjera
KONSULENCË BIZNESI
Kompani që ofrojnë konsulencë për sektorin
Sektori financiar, bankat
ARKITEKTURË
Arkitekturë dhe konsulencë inxhinierike
Projekte dhe shërbime ndërtimi
Institucione arsimore publike dhe private
Investitorë dhe financues të projekteve
Projektues të sistemeve të kondicionimit dhe ventilimit
Projektues të platformave për njerëzit me aftësi të kufizuara
Projektues të sistemeve të prodhimit të energjisë së rinovueshme
Projektues të zgjidhjeve Smart Building
Shoqatat e arkitekturës dhe të lidhura me të
PLANIFIKIMI URBAN
Institucione shtetërore përgjegjëse në nivel qendror dhe lokal
Institucione universitare publike dhe private
Iniciativa Smart City në Shqipëri dhe rajon
Projekte të donatorëve të ndryshëm në mbështetje të këtij sektori.