Panairi i Ndertimit, BUILD & LIVE SMART, 25-27 Tetor 2023
Në datat 25- 27 tetor 2023, Expocity Albania organizon Edicionin e 4-të të Panairit të Ndërtimit “Build and Live Smart”.
Përgjatë tre ditëve, ky organizim do të shërbejë si një platformë e rëndësishme komunikimi për aktorët më të rëndësishëm të sektorit të ndërtimit, arkitekturës, planifikimit urban dhe publikut të gjerë.
Krahas një komunikimi efektiv, platforma do të evidentojë rëndësinë e koncepteve të reja për Shqipërinë, siç janë zgjidhjet efektive, materialet dhe pajisjet e duhura për të siguruar kushtet për realizimin e Smart Buildings dhe Smart Cities.
“Qytete inteligjente, që u përgjigjen nevojave të komunitetit, si hapësira të jetueshme, të pastra, të shëndetshme dhe tërheqëse, të cilat ofrojnë lëvizshmëri novatore, të shumëllojshme dhe të disponueshme, të përballueshme dhe të barabartë për të gjithë” është një nga sfidat që dikton koha dhe një prej fokuseve kryesore që do të evidentohet përgjatë këtij panairi.
Industria e ndërtimit përfaqëson një sektor, i cili ka qenë dhe vazhdon të jetë jetik për ekonominë shqiptare prej shumë vitesh, duke u kthyer në një nga motorët dhe promovuesit kryesorë të zhvillimit ekonomik.
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2022, janë miratuar gjithsej 397 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 251 leje të miratuara në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 58,2%.
Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e parë 2022, është 1.031.088 m2, nga 599.446 m2 miratuar në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 72,0%.
Në tremujorin e parë 2022, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike, është 39,0 miliardë lekë, nga 26,6 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 46,7%.
Ekspozuesit
Build and Live Smart do të sjellë në një hapësirë të vetme, aktorët më të rëndësishëm në:
NDËRTIM
Ndërtesa dhe Kantierë Ndërtimi
Materiale ndërtimi (artikuj betoni, tulla, çimento, inerte, fasada dhe ndërtime xhami, etj)
Struktura, profile metalike (punime hekuri, dekorative, inoks, etj)
Vegla / mjete pune (gozhdë, buloneri, vida, upa, fasheta, disqe, pajisje saldimi, peshore
elektronike, etj)
Hidrosanitare dhe pajisje
Dyer, dritare dhe porta
Finiturë (bojra dhe llaqe, pigmente, korniza dhe profile gipsi, letër murale, stuko, suva, kollë, allçi, vegla dhe mjete për lyerje dhe aksesorë)
Pllaka dhe parkete
Ndriçim dhe pajisje elektrike
Mobileri dhe aksesorë të arredimit
Ashensorë dhe shkallë automatike
Zhvilluesit e pronave (Real Estate)
Shoqatat e ndërtimit
RRUGË
Kompani që merren me ndërtimin e rrugëve dhe infrastrukturë
Materiale për infrastrukturë (pllaka trotuari, bordura, puseta, tuba betoni, izolues dhe ngjitës
Materiale metali: çelik, alumin, etj)
Makineri ndërtimi dhe shërbime të tjera
(ketu mund te renditen akoma elemente te tjere)
KONSULENCË BIZNESI
Kompani që ofrojnë konsulencë për sektorin
Sektori financiar, bankat
ARKITEKTURË
Arkitekturë dhe konsulencë inxhinierike
Projekte dhe shërbime ndërtimi
Institucione arsimore publike dhe private
Investitorë dhe financues të projekteve
Projektues të sistemeve të kondicionimit dhe ventilimit
Projektues të platformave për njerëzit me aftësi të kufizuara
Projektues të sistemeve të prodhimit të energjisë së rinovueshme
Projektues të zgjidhjeve Smart Building
Shoqatat e arkitekturës dhe të lidhura me të
PLANIFIKIMI URBAN
Institucione shtetërore përgjegjëse në nivel qendror dhe lokal
Institucione universitare publike dhe private
Iniciativa Smart City në Shqipëri dhe rajon
Projekte të donatorëve të ndryshëm në mbështetje të këtij sektori.
Vizitorë
Arkitektë
Inxhinierë Ndërtimi, Hidroteknikë, Gjeodetë, Mekanikë, Gjeologë, Elektrikë
Tregtarë të lëndëve të para dhe pajisjeve
Përfaqësues studiosh projektimi
Investitorë
Ofrues apo kërkues për punësim
Publiku i gjerë.