Secondary Adv

India vendi i pare qe arrin afer polit jugor te Henes

Share on Google+

India është bërë vendi i parë që zbarkoi me sukses një anije kozmike pranë polit jugor të Hënës.

 

Anija kozmike Chandrayaan-3 e Indisë ka shënuar një sukses të madh në eksplorimin e polit jugor më 23 gusht, duke bërë Indinë vendin e parë në histori që arrin me sukses afër kësaj pjese të Hënës.

Kjo është një fitore e madhe për programin hapësinor indian dhe ka bërë Indinë vendin e katërt në botë që ka arritur në Hënë me sukses, pas Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Sovjetik dhe Kinës.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka theksuar rëndësinë e këtij suksesi, duke deklaruar: “India është tani në Hënë”. Kjo arritje vjen pas një përpjekjeje të mëparshme të dështuar në vitin 2019 për të arritur të njëjtin qëllim.

Eksplorimi i polit jugor të Hënës është një sfidë e madhe shkencore, pasi kjo zonë mësohet të ketë potencial për të përmbajtur ujë të ngrirë dhe elemente të çmuara, raporton The Guardian.

Ky sukses i Chandrayaan-3 është një hap i rëndësishëm drejt zgjedhjes së misterit të kësaj pjese të Hënës.


Më të lexuarat