
Smartphone-t me te mire per 2015
Muaji që lamë pas ka pasur zhvillime interesante përsa i përket botës së teknologjisë mobile. Apple lancoi dy modele të reja të iPhone-ve në shtator, dhe Google sapo lancoi celularët e rinj Nexus.
Jeni fans i iPhone apo Android, apo të markave të tjera të smartphone-ve, mëposhtë mund ta shihni celularët më të mirë në treg me cmimet më të mira.
10. OnePlus 2
Çmimi: 329$
OnePlus 2 është një zgjedhje e shkëlqyer nëse dëshironi një celular me ekran të madh por që nuk kushton shumë. Versioni prej 16GB shitet për 329$, përderisa 64GB shitet për 389$. Është më i shtrenjtë se modeli i vitit të kaluar, që u shit me 300$, por OnePlus ka bërë disa përmirësime të konsiderueshme. Ka një procesor 64bit, një ekran 5.5 inç 1080p, një kamër 13MGP dhe një sensor për shenja gishti.
9. Moto X Pure
Çmimi: 400$
Moto X Pure i Motorola-s ka vlerën më të mirë në treg, nëse dëshironi ta blini një celular Android. Për 400$, ju do të merrni një smartphone me ekran QHD dhe një kamër 21MGP. Celulari ka sistem Android dhe nuk është i mbushur me aplikacione të panevojshme. Është më i lirë se smartphone-ët Galaxy, por ju do të merrni të njëjtën përvojën si ta. Dallimi kryesor është se celulari nuk është aq i hijshëm dhe tërheqës si Galaxy S6 ose S6 Edge dhe nuk ka sensor të shenjave të gishtit.
8. Samsung Galaxy S6 Edge +
Çmimi: 799$
Samsung Galaxy S6 Edge+ është një smartphone i mrekullueshëm. Jo vetëm që është celulari me estetik që Samsung ka krijuar ndonjëherë, por është gjithashtu edhe më i miri në tregun e celularëve. Ka të njëjtën madhësi si Galaxy Note 5, por vjen me një ekran me skaje të lakuara.
7. Samsung Galaxy S6 Edge
Çmimi: 700$
Samsung Galaxy S6 Edge është një tjetër smartphone i mahnitshëm si S6 Edge+, por ka të njëjtin problem – është më i shtrenjtë se Galaxy S6. S6 Edge është një version i Galaxy S6, por me ekran të lakuar.
6. iPhone 6 Plus
Çmimi: 649$
Phone 6 Plus është një ndër smartphone-ët më të mirë që mund të blini në treg. Nëse dëshironi një celular me ekran të madh dhe nëse preferoni iOS e jo Android, atëherë kjo është një zgjedhje ideale.
5. iPhone 6
Çmimi: 549$
Edhe pse nuk është iPhone-i më i ri, kjo nuk do të thotë se ai nuk është i mirë për t’u blerë. Ka të njëjtin ekran dhe të njëjtën pamje prej metali. Nëse dëshironi diçka që ofron një eksperiencë të ngjashme dhe nuk dëshironi të blini modelin e fundit të Apple, atëherë iPhone 6 është një zgjedhje e mirë por edhe me e lirë në karahasim me smartphone-ët Galaxy.
4.Samsung Galaxy Note 5
Çmimi: Rreth 700 $
Nëse po kërkoni një celular Android por me ekran të madh, Galaxy Note 5 është sigurisht një zgjedhje e mirë. Ka një ekran të mahnitshëm, një kamera të mrekullueshme dhe punon me sistem Android. Celulari ka një laps i cili kur nxirret lancon një menu speciale, me aplikacione.
3. Samsung Galaxy S6
Çmimi: Rreth 600$
Galaxy S6 është celulari më i mirë i prodhuar nga Samsung. Kompania e ri-dizajnoi plotësisht celularin, duke e veshur me një trup prej metali dhe xhami, duke e bërë më të fortë por edhe më të mirë se celularët e mëparshëm. Ka një ekran 5.5 inç, si dhe ofron disa veçori të ndryshme, duke përfshirë aftësinë për ta hapur kameran thjesht duke prekur butonin kryesor dy herë si edhe një monitorues të rrahjeve të zemrës.
2 . iPhone 6S Plus
Çmimi: 749$
iPhone 6S Plus është një celular i mahnitshëm me ekran të madh. Edhe pse versioni më i ri Galaxy Note i Samsung është më i mirë, ky iPhone ofron një përzierje më të mirë të pjesës hardwere, dizajnit dhe zgjedhjes së aplikacioneve. Këtë herë iPhone 6S Plus është më i shpejtë se modelet e tjera të Apple, ka një kamër më të mirë, një skaner të përmirësuar të shenjave të gishtit dhe vjen me teknologjinë më të re të ndjeshmërisë së ekranit.
1. iPhone 6S
Çmimi: 649$
iPhone 6S është celulari më i mirë deri më tani. Nuk është i ndryshëm nga paraardhësi i tij, por ka disa përmirësime. Këto përmirësime përfshijnë performancën më të shpejtë, një kamër më të mirë dhe teknologjinë 3D Touch. Nëse dëshironi një celular të madh, duhet ta blini iPhone 6S Plus. Por për shumicën e njerëzve, iPhone 6S është madhësia e duhur.
Më të lexuarat








