×
Secondary Adv

15 ide arredimi per te qene ne kontakt me vjeshten

Share on Google+

Vjeshta është koha më e mirë e vitit për të përfshirë ngjyrat e tokës në dekorimin e shtëpisë suaj. Kthimi i temperaturave të ftohta, ndryshimi i ngjyrave dhe i natyrës janë provat qe tregojnë se vjeshta tashmë ka ardhur.

 

Të ndryshoni tonet e dekorit në shtëpi do t’ju ndihmojnë të kaloni në sezonin e ri dhe të ndjeni emocionet e kalimit të vitit. Sikurse jashtë edhe brenda shtëpisë suaj, ngjyrat do të jenë të pasura dhe do t’ju japin ndjesinë e natyrës.

 

1.) Vendosni vepra arti që kanë temë kryesore vjeshtën:

Dekoroni  një pjesë muri në sallon me vepra arti, të cilat kanë si tematikë qëndrore ngjyrat e vjeshtës. Nuk do ta besoni por do të ndryshojë totalisht pamjen e shtëpisë suaj. Përvec kësaj, duhet të jeni të kujdesshëm që të përzgjidhni ngjyra të tilla si portokallia, ndryshku, e verdha e artë,etj. Në qoftë se ju preferoni artin më abstrakt, piktura me vaj në ngjyrë kafe, të kuqe dhe të kuqërremtë do t’ju ofrojnë atë që ju dëshironi.

 

2.) Shtoni elementë dekorative në tavolinën e ngrënies:

Nëse dëshironi që tavolina e ngrënies të duket e plotësuar, i shtoni disa ngjyra më shumë. Pse jo disa tone më shumë të vjeshtës! Zgjidhni ngjyrat që reflektojnë sezonin në dekorin tuaj. Konsideroni përdorimin e mollës së kuqe dhe të verdhë për një koleksion sa më organik dhe joformal. Mos harroni, pjesë e koleksionit duhet të jenë të gjitha elementët e sezonit për shtuar sa më shumë interes vizual.

 

3.) “Maskoni” hyrjen e shtëpisë me dekore vjeshte:

 

Porta hyrëse në shtëpi nuk dekorohet vetëm për krishtlindje, pse jo ta bëni këtë edhe gjatë stinëve të vitit. Përdorni gjethe të gjata misri, ose kashtë të thatë për të dekoruar pjesët anësore të kangjellave ose kolonat hyrëse. Përdorni shirit të trashë në ngjyrë portokalli ose kafe për të bërë kontrast me kashtën.

 

4.) Përdorni oxhaqet tuaja si vitrinë dekori sezonal:

Kur vjen puna tek oxhaku, të gjithë e dinë që vëmendja kryesore është aty. Jemi në muajin e dytë të vjeshtës dhe nevoja për pak më shumë ngrohtësi të orienton drejt tij. Duke qënë që e gjithë vëmëndja drejtohet aty, duhet me patjetër të shtoni disa elementë shtesë, si gjethe të thata, boce pishe, kunguj të vegjël apo gjethe rrushi të thata dhe si përfundim disa qirinj do ti jepnin një pamje edhe me romantike. Cfarë prisni, guxoni!

5.) Mos harroni të shtoni elementë që ju japin ngrohtësi:

Sapo temperaturat fillojnë të bien, batanija është elementi që cdo kush duhet ta ketë. Pse jo të mbuloni kolltuqet, apo thjesht në një cep të divanit. Shtoni edhe disa jastëkë më shumë me ngjyrat e stinës.

 

6.) Sillni aromën e vjeshtës në shtëpinë tuaj:

Dekori  i vjeshtës mund të jetë vizual, por ju duhet që të përfshini edhe shqisat tuaja si pjesë e arredimit. Digjni në një oxhak copa kungulli, pak kanellë molle dhe nuk do ta besoni se cfarë aromë të këndshme do të përhapet në të gjithë shtëpinë. Konsideroni përdorimin e qirinjëve, temjanit, ose vloni një tenxhere me erëza - shkopinj kanelle, karafil, guacka arre.

 

7.) Përdorni imagjinatën tuaj për të krijuar objekte me dorë:

Vjeshta është koha e përkryer për të vizituar dyqane artizanale për frymëzim. Lexoni artikuj të ndryshëm që shkruajnë për produktet ‘handmade’ dhe arredoni shtëpinë më pas me to, ose ndiqni programe televizive për të gjetur frymëzim.

 

8.) Mbushni kavanozat me sende në ngjyrat sezonale:

Merrni disa kavanoza dhe i mbushni me sende që nuk i përdorni, copëza të thata ose gjethe bimësh në ngjyra e stinës. Provoni ti mbushni me fasule të madhësive të ndryshme, në ngjyra të thata. Dekori mund të jetë funksional dhe i bukur!

 

9.) I uroni mirëseardhjen miqëve tuaj me një kurorë të bukur vjeshte:

Kurorat e thjeshta me lule janë të mrekullueshme për tu vendosur tek porta hyrëse. Në qoftë se ju preferoni më shumë stolitë, i shtoni boce pishe, gjethe, manaferra dhe lëvore misri për kurorën tuaj. Nëse ju keni një shtëpi të madhe me shumë dritare të cilat janë përballë hyrjes së shtëpisë tuaj, shtoni edhe disa elementë më shumë.


10.) Sillni vjeshtën në shtëpi me drita dekorative:

Ndriçuesit nuk janë vetëm për sezonin e pushimeve të dimrit, ata janë të përsosur për vjeshtë , sidomos kur dielli fillon të perëndojë më herët.


11.) Ndryshoni mbulesat e mobiljeve:


Mbulesat i japin ngjyrë dhe personalitet një dhomë. Ndaj, nëse dëshironi që shtëpia juaj të duket me më shumë ngjyra dhe e gjallë, vendosni mbulesa me tone vjeshte.


12.) Vendosni aksesorë alternativë në dhoma të veçanta:

Shtoni ngjyra në çdo dhomë duke ndryshuar jastëkët, tapetin, mbulesat e krevatit si edhe shtoni disa rrugica me ngjyra në tualet. Provoni të vendosni disa kunguj të vegjël në një cep të  kuzhinës për të shtuar ngjyra të menjëhershme dhe të frymëzoheni kur jeni të mërzitur.

 

13.) Filloni përgatitjet për Halloween:

Nëse ju e festoni këtë festë, ngjyrat dhe simbolet mund të përfshihen në dekorin tuaj brenda dhe jashtë. Përdorni kunguj në ngjyrë portokalli dhe të zezë në të gjithë shtëpinë për të qënë gati për festuar Halloween -in.

 

14.) Planifikoni aktivitete me familjen:

Kjo stinë është ideale për të organizuar aktivitete me familje tuaj. Ju mund të kaloni një fundjave në fshat, një piknik në natyrë apo një shëtitje në mal.

 

15.) Vendosni perde të trasha dhe në ngjyra toke:

Tani që temperaturat fillojnë të ulen, shtëpia juaj ka nevojë për pëlhura të leshta dhe tepër të ngrohta. Filloni që nga dritaret, nëse i keni hequr kundraperdet për stinën e verës, ka ardhur koha ti vendosni sërish. Ndryshimi përputhet me dekorin tuaj dhe do të sjellë ngjyra të menjëhershme nga dyshemeja deri në tavan.


Më të lexuarat