Secondary Adv

Maroku nderton centralin me te madh ne bote me panele diellore

Share on Google+

Maroku do të ndërtojë centralin më të madh në botë për prodhimin e energjisë nëpërmjet paneleve diellore. Sipërfaqja, ku ai do të ndërtohet  është rreth 30 kilometra katrorë, në perëndim të shkretëtirës së Saharasë.

 


Faza e parë e projektit quhet Noor 1 dhe do të zërë një hapësirë aq të madhe sa kryeqyteti i Marok-ut, Rabati. Ai do të prodhojë rreth 500 megavat, mjaftueshëm për furnizuar me energji rreth një million shtëpi. Sipas “African Development Bank Group”, e cila ka financuar fazën e parë të projektit, Maroku importon pothuajse 97 përqind të energjisë për të përmbushur nevojat e tij. "Noor 1 do të ndihmojë në uljen e prodhimit të gazrave, duke shmangur emetimin e 240.000 ton dioksid karboni në vit gjatë një periudhe 25-vjeçare”: tha Banka në njoftimin e saj.


Ky projekt ka kushtuar rreth 9 miliard dollarë dhe plani i qeverisë marokene është të zgjerojë furnizimin me energji të rinovueshme edhe në Emiratet e Bashkuara. "Ne nuk jemi prodhues të naftës. Ne importojmë 94 përqind të energjisë tonë si lëndët djegëse nga jashtë dhe kjo ka pasoja të mëdha për buxhetin e shtetit tonë ": tha ministri i mjedisit Hakima el-Haite.

 


Teknologjia CSP punon duke përdorur 0.5 milionë pasqyra në formë hëne, në 8000 rreshta për të përqëndruar rrezet e diellit mbi një 'lëng'. Kur ky lëng përzjehet me ujin ai nxehet deri në 393C dhe krijon avull, i cili nga ana tjetër mund të vërë në punë një gjenerator. Ky sistem mund të ruajë fuqinë kur dielli perëndon dhe kështu do të jetë në gjendje për të gjeneruar energji edhe gjatë natës, një avantazh i madh në krahasim me teknologjitë e tjera të energjisë diellore.

 


Dy projektet e ardhshme Noor 2 dhe 3 do të fillojnë ndërtimit në vitin 2017. Të dyja impiantet diellore mund të ruajnë energjinë deri në tetë orë, e cila do të sigurojë energji diellore në mënyrë të vazhdueshme nga shkretëtira e Saharës dhe rajonet përreth.


Më të lexuarat