Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Marketing & Dizajner | Me eksperience | Full-time | - |
Përshkrimi
Kompania Vega Solar e ka filluar rrugetimin e saj në Nëntor 2018, si nje start up dhe sot është shndërruar në kompaninë lider në tregun shqiptar të projekteve fotovoltaike.
Misioni i kompanisë është të kontribuojë në ndërtimin e një Shqipërie të pavarur energjitikisht. Duke marrë në konsideratë ekspertizën dhe cilësinë e lartë të projekteve qe realizon, të ardhmen e saj Vega Solar e ka projektuar si një kompani lider në realizimin e projekteve të mëdha fotovoltaike jo vetëm në Shqiperi, por edhe në Europë.
Roli i Social Media Manager & Content Creator është një pozicion shume i rëndësishëm në realizimin e këtij misioni, në krijimin e imazhit që kompania kërkon të përcjellë dhe eksperiencës së klientit që synon të ndërtojë.
Detyrat
-Zhvillimi i strategjisë për rrjetet sociale dhe implementimi i saj;
-Përcaktimi i objektivave kryesorë të suksesit në rrjetet sociale dhe ndjekja e vazhdueshme për arritjen e tyre;
-Krijimi i një përmbajtje origjinale që përfaqëson kompaninë në imazhe, video, mesazhe etj., për tu përdorur jo vetëm si material në rrjete sociale, por edhe ne panaire, broshura apo materiale të tjera promocionale;
-Implementimi i fushatave në rrjetet sociale dhe matja e vazhdueshme e suksesit të tyre;
-Dhënia e kontributit kryesor për ekipet e shitjeve në gjenerimin e klientëve potencialë nëpërmjet prezencës online dhe rritjes së imazhit të brandit;
-Përfaqesimi i kompanisë në evente të ndryshme, si panaire, konferenca etj;
Kualifikimet
-Arsim i lartë. Diplomimi ne Marketing përbën avantazh, por nuk është i detyrueshëm;
-Eksperiencë e mëparëshme pune në këtë pozicion;
-Aftësi për të krijuar materiale me përmbajtje tërheqëse, gjuhë të thjeshtë, që i bëjnë thirrje klientëve dhe nevojave të tyre;
-Njohuri të mira të kanaleve të ndryshme të marketingut dhe veçanërisht atyre online;
-Aftësi të mira analitike me qëllim interpretimin e të dhënave mbi angazhimin e klientëve në rrjetet sociale dhe trafikut të faqes së web-it;
-Aftësi të mira komunikuese, punës në grup dhe zgjidhjes së problemeve;-Aftësi të organizimit dhe prioritizimit të detyrave që caktohen;
-Njohuri të mira rreth SEO-ve, Google Analytics etc;
-Njohuri shumë të mira të një software për përpunimin e fotove dhe videove (p.sh., Photoshop, Illustrator etj);
-Të jetë inovativ/e, i/e mprehtë, i/e përgjegjshëm, i/e pavarur, fleksibël, me vetëmotivim dhe fokus të theksuar te klienti;
-Aftësi shumë të mira reklamuese, negociuese dhe bindëse (verbale dhe jo verbale);
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën: rekrutime@vegasolar.al me subjekt “Social Media Manager & Content Creator”.