SwirlFlush, sistemi revolucionar i shkarkimit te ujit per WC
Një risi e fundit e kompanisë Top Standart është sistemi revolucionar i shkarkimit të ujit “SwirlFlush.” Ai është projektuar për të funksionuar pa tubin tradicional. Ai ka një pamje minimaliste dhe mungesa e tubit si edhe sipërfaqja e brendshme e WC mundëson, që uji të rrjedhë në mënyrë të njëtrajtshme për pastrim sa më optimal dhe për të përmirësuar punën e shpëlarjes.
Cilësi teknike dhe efikasitet në një sistem shkarkimi revolucionar, SwirlFlush.
Tipari më i dukshëm është mungesa e shiritit tradicional, brenda të cilit në një tualet normal, qarkullon uji në kohën e shkarkimit. Simetria e veçantë e sistemit SwirlFlush drejton ujin në një sipërfaqe qeramike në mënyrë uniforme, duke siguruar një pastrim optimal dhe përmirësimin e performancës së shkarkimit të ujit. Dizanji SwirlFlush, nuk paraqet pjesë të fshehura ose të vështira për tu arritur, gjithashtu lehtëson pastrimin rutinë. I kombinuar dhe me shtresën prej qeramike ExtraGlaze, e cila e bën sipërfaqen jashtëzakonisht të lëmuar dhe të butë, siguron higjenë maksimale me përpjekje minimale.
Higjenë maksimale: mungesa totale e bordurës, pjesa tradicionale ku rrjedh uji i tualetit.
Lehtësi për tu pastruar: sipërfaqe të lemuar dhe jashtëzakonisht të lehtë për tu pastruar, për një higjenë të garantuar.
Jashtëzakonisht i qetë: Sistemi i ri i shpërlarjes SwirlFlush me nivelin e zhurmës prej vetëm 64dB, garanton një nivel jashtëzakonisht të ulët të zhurmës gjatë fazës të shkarkimit të ujit.