×
Secondary Adv

Hidroizolimi me Voltex, menyra me e sigurt per hidroizolimin e betonit

Share on Google+

Si fuksionon voltex ? 

Voltex është një përbërje shumë efektive kundër ujit e përbërë nga dy gjeotekstile polopropileni dhe një minimum prej 4.88 kg sodium bentoniti për metër katror. Këtë produkt ju mund ta gjeni pranë kompanisë Teknoedil shpk, e cila në bashkëpunim me firmat më të njohura ndërkombëtare ofron produkte mjaft cilësore në fushën e ndërtimit në vendin tonë.

Zbatimi

Voltex është projektuar për hidroizolimin e sipëraqeve nëntokësore vertikale dhe horizontale. Aplikimet tipike përfshijnë muret e mbushura me beton(diafragma),pilota dhe çfardo lloj strukure nëntokësore. Aplikimet mund të perfshijnë strukturat nën presion hidrostatik të vazhdueshëm ose me nivele të luhatëshme . Atje ku uji i tokes ose i detit është i papaster perdoret Voltex CR i përbërë me bentonin rezistent sodium. Voltex CR i reziston nivelit të lartë të ndotësve të tillë si: nitratit, fosfatit, sulfatit, klorurit, gëlqeres dhe tretësve organikë.

Qëndrueshmëria 

Voltex siguron mbrojtje superiore nga moti i ashpër dhe dëmtimet e lidhura me ndërtimin, pa pasur nevojën e përdorimit të një mënyre tjetër mbrojtje.

Ngjitje superiore

Kur betoni hidhet mbi Voltex, krijon një lidhje mekanike shumë të fortë me gjeotekstilin Voltex. Lidhja mekanike do ta mbajë Voltex-in të lidhur ngushtë me betonin edhe në rast se ndodhin lëvizje të terrenit, duke parandaluar kalimin e ujit ndërmjet izoluesit dhe betonit.

Efektiv në kosto dhe efiçent në kohë 

Fleksibiliteti i Voltex-it lejon një instalim të lehtë të tij edhe në sipërfaqe jo të rregullta. Shtresat e këtij produkti mund të mbivendosen lehtësisht pa pasur nevojën për të shtruar çdo rrudhë apo xhep ajri. Voltex mund të përdoret që në momentin kur hiqen format dhe nuk ka nevojë të pritet derisa betoni të thahet.

NSF standard 61 i çertefikuar

Voltex and Voltex DS janë çertifikuar nga NSF International sipas kërkesave të standartit 61 të NFS - Komponentët e sistemit të ujit të pijshëm - Efektet në shëndet.

Aksesorët/pajisjet 

BENTOSEAL - një aplikim i çertefikuar,që bën pjesë në klasën e bentonit të natriumit dhe përdoret për detajimet rreth depërtimeve, ndryshimeve dhe përfundimeve të këndeve.

HYDROBAR TUBES - Tuba plastikë të tretshëm në ujë të mbushur me Bentonite, të cilët përdoren në bashkimet e mureve. 

VOLTEX GRANULES - Volclay argjile kokrrizore, e cila përdoret në zona të caktuara që kanë nevojë për më shumë mbrojtje.

ASSOCIATED SYSTEM PRODUCTS WATERSTOP-RX - argjilë e zgjerueshme, e përdorshme rreth thellimeve dhe bashkimeve të betonit. 

AQUADRAIN - sistem drenazhimi i parafabrikuar prej një baze polistireni dhe pëlhure filtruese.

Menyra e aplikimit 

- Nën betonin e pllakave të dyshemesë

Voltex rekomandohet të përdoret nën pllakat strukturore të betonit, 150 mm të trasha, në tokë të ngjeshur ose mbi një shtresë beton të varfër.Instalo Voltex-in rreth gjithë themeleve (trarëve në terren, grumbull kapakësh etj)

- Betoni tek muret e mbushura

Voltex mund të aplikohet te muret e mbushura në dy mënyra: duke e shtrënguar në mënyrë mekanike për të hedhur beton përpara mbushjes ose më mirë, duke përdorur ngjitjen në cipën e tokës të Voltex-it.

- Struktura e linjes së ndërtimit

Voltex është përdorur për papërshkueshmërinë nga uji, për lloje të ndryshme të linjës së strukturës së ndërtimit, duke përfshirë këtu mbështjelljet metalike të shtyllave të ngulura, prerëse dhe të afërta. Sipërfaqet e betonit nuk duhet të kenë boshllëqe apo ngritje, pra duhet të jenë të niveluara mirë.

Per me teper informacion klikoni ketu


Më të lexuarat