×
Secondary Adv

LESNA sjell modelet me te reja te dritareve dru-alumin

Share on Google+

Kompania LESNA ofron forma dhe dimensione të ndryshme të dritareve si dhe shumëllojshmëri në ngjyra, të gjitha sipas dëshirës suaj në mënyrë që të përshtaten sa më mirë me shijen dhe ambientin e shtëpisë ku jetoni.

Dritare dru-alumin
LESNA prodhon dritare prej dru-alumini duke përdorur korniza të stilit europian, të cilat janë në përputhje me të gjitha standardet relevante të Shqipërisë. Aftësia për të prodhuar dritare të cilësisë së lartë është zhvilluar dhe avancuar nga përvoja 50 vjeçare në tregun e drurit.

Prodhimi i dritareve dru-alumin kombinon tiparet më të mira të dy materialeve. Druri e absorbon mirë zhurmën dhe kujdeset për rehati dhe ngrohtësi në shtëpinë tuaj. Ndërsa alumini është një produkt modern i teknologjisë së lartë, që është veçanërisht rezistent ndaj ndikimit të jashtëm. Shtresa e aluminit është e lehtë dhe nuk shton peshë shtesë në dritare.

Druri
Dritaret prodhohen duke përdorur teknika dhe makineri të përsosura për prodhim. Kjo u jep produkteve një kualitet të lartë dhe eliminon gabime të mundshme në dritare. 

Llojet e drurit
- Druri merant
- Druri çam

Dritares i bëhet impregnimi si bazë mbrojtëse kundër kalbjes, mykut dhe përfundohet me një ngjyrë standarde të bardhë sipas RAL9010 dhe arrijnë një mbulesë totale prej 160 mikron (e thatë). Ngjyrat e tjera shtesë bëhen sipas kërkesës së klientëve. Në dispozicion janë gjithashtu edhe ngjyrat transparente (llak). Dritaret mund të bëhen me nuancat: mahagon i mbyllët, mahagon i çelët, kafe e mbyllët, polisander, kafe e çelët.

Alumini
Shtresa e aluminit, e cila integrohet në anën e jashtme të dritares është e trashë 1.5 mm. Kur pjesa e aluminit ngjitet në dritare, dritarja merr një gjerësi shtesë prej 18mm. Ngjyra standarte e pjesës së aluminit është me një ngjyrë të bardhë sipas RAL9010. Ngjyrat e tjera shtesë bëhen sipas kërkesës se klientëve.

Xhami
Xhami termopan, të cilin ne përdorim është xham transparent  Float dhe Loë-E, që do të thotë se është rezistent ndaj rrezeve të diellit dhe po ashtu e mban nxehtësinë e brendshme gjatë dimrit. Ky xham përmban një trashësi prej 4mm dhe hapësira në mes të xhamave, varësisht 2 apo 3 xhama, është e mbushur me gaz argon, i cili është më izolues se ajri.

 

Menyra e hapjes
Dritaret kanë një mekanizëm Roto NT/K. Ky mekanizëm e bën hapjen e dritareve më të lehtë dhe më të sigurt. Ky mekanizëm reziston peshën deri në 100 kg. Mënyra e hapjes mund të bëhet vertikalisht dhe horizontalisht. Lartësia maksimale e hapjes është: te dritaret e bardha: 2.40m dhe te dritaret me ngjyrë: 2.40m.

U-Vlera
Dritaret, të cilat janë me nga 2 xhama dhe të mbushura me 16mm argon, vetëm xhami mund të arrijë një U-Vlerë prej 1.1W/m2K, kurse komplet dritarja arrin një U-Vlerë prej 1.2 deri 1.4W/ m2K. Dritaret e mbushura me 12mm argon dhe respektivisht me nga 3 xhama, vetëm xhami mund të arrij një U-Vlerë prej 0.7W/m2K, kurse komplet dritarja arrin një U-Vlerë prej 1.0 deri 1.2W/ m2K.

Reduktimi i zhurmës
Së bashku me performancat e shquara të izolimit, vjen edhe një reduktim proporcional i transmetimit të zhurmës. Varësisht prej numrit të xhamave, 2 apo 3, reduktimi i transmetimit të zhurmës mund të arrihet deri në 30db.

 

Per me teper informacion rreth Lesna klikoni ketu


Më të lexuarat