Dritaret me transmisione me zinxhir nga GEZE Albania
Transmisionet me zinxhir janë konceptuar për dritare vertikale, drejtkëndore, me kanata diagonale, të palosshme, të lëvizshme, rrotulluese dhe të kthyeshme.
Ato janë të përshtatshme për ajrimin e përditshëm të ambientit, për sistemin e nxjerrjes jashtë të tymit dhe të nxehtësisë (RWA) dhe si sistem natyror i nxjerrjes jashtë të tymit dhe të ajrit (NRWG). Sistemet qëndrojnë paralelisht me dritaren dhe përshtaten sipas ngjyrës në harmoni me arkitekturën e dritares. Ato kanë një zinxhir të veçantë, i cili mund të mbajë fuqinë tërheqëse dhe shtypëse. Në gjendje të mbyllur, zinxhiri nuk është i dukshëm në kasën e transmisionit.
Produktet:
- Ecchain:Mundësi të thjeshta automatizimi për funksionin e ajrimit (230 V), model hyrjeje ekonomik dhe me rendiment i posaçëm për banesat private.
- Slimchain: Sistem univeral zinxhiri me dizajn të posaçëm.
- Poëerchain: Sistem zinxhiri i fuqishëm për elementë dritaresh të mëdha dhe të rënda.
- E 920 - E 990: Sisteme zinxhiri të integruar për dizajn purist në dritaret e mëdha.
Fusha e përdorimit:
• Ajrim natyral.
• Sistem për nxjerrjen jashtë të tymit dhe nxehtësisë (RWA).
• Sistem natyror për nxjerrjen jashtë të tymit dhe nxehtësisë (NRWG).
• Vendi i aplikimit - fasadë ose çati.
• E përshtatshme për kanatat diagonale, kanatat rrotulluese, kanatat e palosshme, kanatat e lëvizshme, kanatat e kthyeshme dhe kanatat e baxhos.
• Për dritare me hapje nga brenda dhe nga jashtë.
• Montimi në kornizë, kanate ose i integruar.
Karakteristika të produktit
• Sistemet e zinxhirëve janë të disponueshëm me gjatësi bucele 200-1200 mm dhe janë të përshtatshme në funksionin-solo për kanatë me peshë deri në 150 kg.
•ECchain: Rregullim i integruar i bucelës në 200 mm ose 400 mm, montim komod përmes kllapave universale dhe konsolave për sisteme profilesh tregu, të disponueshme me ngjyra të ndryshme.
•Slimchain/Poëerchain/E 920 - E 990: Hapje e rregullueshme pa nivele dhe shpejtësi individuale për modalitetin e ajrimit dhe RWA, modul i integruar sinkronizimi për sinkronizimin e 3 transmisioneve pa pajisje të jashtme komanduese, çelës DIP për ndryshimin e llojit të funksionit (solo/sinkronizuar, master/skllav), lidhja me njësitë RWA GEZE.