Materialet izoluese FIBRAN nga kompania ENTERNAL GROUP
FIBRANgeo
Produktet e leshit te gurit FIBRANgeo prodhohen industrialisht nga shkëmbi i shkrirë, me fibra. Ata janë klasifikuar si produkte të leshit mineral për përdorim në izolimin e ndërtimit, sipas Standarteve Europiane EN 13162 (Produkte izoluese të leshit mineral për ndërtesat). Të gjitha produktet izoluese te leshit te gurit FIBRANgeo përmbushin kërkesat e CILËSISË dhe SIGURISE bazuar ne Standardet Europiane. Produktet FIBRANgeo janë të përshtatshme për përdorim në të gjitha llojet e ndërtimit. Ato janë të përshtatshme për izolimin e të gjitha elementeve të ndërtimit, siç janë muret, dyshemetë, tavanet, çatitë, tarracat, pajisjet e ndërtimit, instalimet mekanike, sistemet e izolimit të zërit dhe te parandalimit të zjarrit.
Izolimi termik
Produktet Fibrangeo sigurojne nje izolim termik perfekt, kjo nw sajw tw koeficientit te konduktivitetit termik shume te ulet dhe kapacitetit te larte te rezistoj ne temperatura te larta.
Izolimi akustik
Produktet Fibrangeo kontribojne ne reduktimin e zhurmave dhe jane te pershtatshem dhe per aplikimin e dyshemeve. Ata jane me nje koeficient te larte absorbimi te zhurmes dhe te fluksit te ajrit.
Mbrojtes nga zjarri
Produktet Fibrangeo nuk jane te djegshem ( sipas norms EN 13501-1 klasa A), dhe mbajne vlerat e tyre izoluese dhe ne temperature ta larta, duke kontribuar ne ndalimin e perhapjes se zjarrit. Përdorimi i këtyre materialeve bën të mundur mbrojtjen e ndërtesave dhe strukturave, por mbi të gjitha ato mbrojnë sigurinë e njerezve.
Rezistenca mekanike
Produktet Fibrangeo kane rezistence mekanike te larte dhe jane rezistente nga vibrimet, dhe jane te thjeshta per tu menaxhuar, prere dhe te instalohen. Fale qendrueshmerise se tyre produktet nuk pesojne deformime kimike shkaktuar nga ekspozimi, shkalles se larte te lageshtires , nuk lejojne zhvillimin e mikroorganizmave, insekte etj.
Rezistente nga lageshtira
Produktet Fibrangeo jane te pa pershkueshme nga uji. Ne rast se vihen ne kontakt me ujin, ata thahen shpejt, rekuperohen ne kohe te shkurter duke i sjell ne formen fillestare.
Pershkueshmeria nga avulli
Produktet Fibrangeo, kane nje strukture te larte rezistence difuzioni te avullit te barabarte μ = 1.
Produktet FIBRANgeo janë të disponueshme me materialet e mëposhtme standarde për të përmbushur kërkesat e veçanta të aplikimit:
-AX: Membrane me leter alumini e forcuar me rrjetë, redukton lageshtine, rrit vetite mekanike te leshit gurit
-AL: Membrane alumini e forcuar me rrjetë tekstilesh rrit performancen energjetike te leshit te gurit perdoret per fasada te ventiluara
-YM: Rrjete e zeze , perdorime specifike per fasade xhami ose termoizolime per tavane
-YA: Rrjete e bardhe perdorime specifike per fasada xhami te bombarduara
-XA: Letra Kraft per veshje fasada xhami
-BIT: Veshje me bitum ka perdorim ne cati dhe taraca termoizoluese
Gama e produkteve FIBRANgeo është:
-Pllaka me fibra të thurura dhe 4-anë prerje L: BP 50-L, BP HD-L, BP 70-L per sistemin Etics
-Pllaka me fibra të thurura: BP ΒP 80, BP 70, BP HD, BP 50, BP 40, BP 30, BP-ETICS
-Pllaka: B series B-001, B-570
-Rulle: R serie R-050, R-040 e perdorur per tubacione, maskime tubash etj
-Mbushje e lirshme: XS-LOOSE
FIBRANxps
FIBRANxps pllaka polistireni te presuar.
Fibranxps jane pllaka polistireni te prodhuara per kerkesa te medha termike, jane pllaka polistireni qe prodhohen ne Greqi, Bullgari, Slloveni dhe Portugali.
Fibranxps jane pllaka polistireni qe prodhohen me karakteristika te ndryshme fizike , siperfaqes dhe profilit te anes ne menyre qe te pershtatet ne aplikime te ndryshme. Eshte produkt unik me fortesi te madhe mekanike dhe rezistence nga lageshtia.
Llojet e Fibranxps:
Fibranxps 300-L , Fibranxps 400- L , Fibranxps 500- L, Fibranxps 600- L, Fibranxps 700 – L, Fibranxps Maestro , Fibranxps ETICS GF, Fibranxps BT, Fibranxps FABRIC. Aplikohen ne bodrume, dysheme, taraca, tarraca te gjelberuara te permbysura, mure per panele sanduici, ura termike ( ballkone, dritare, dere), aplikime industrial etj.
Për më teper informacion ju lutem kontaktoni me kompaninë ENTERNAL GROUP në kontaktet e mëposhtëme:
Tel:+355 4 4504122
Tel:+355 4 4504123
E-mail: info@enternalgroup.com
Web: enternalgroup.com