Secondary Adv

5 Koncepte te gabuara mbi panelet diellore nga EuroElektra

Share on Google+

EuroElektra është e para kompani në tregun shqiptar e cila ka realizuar një numër të konsiderueshëm projektesh në sektorin fotovoltaik si për biznese ashtu edhe për familjar. Më poshtë gjeni të shpjeguara prej saj disa koncepte të pavërteta rreth panele fotovoltaike.

1) Impiantet e paneleve diellore nuk kanë eficencë të lartë në ndikimin e motit të ftohtë.

Ky është pa dyshim koncepti më i gabuar në teknologjinë PV . E vërteta është, panelet fotovoltaike prodhojnë energji nga drita, jo nga nxehtësia.

 

2) Nuk mund të implementohen panele diellore në zonat me reshje të mëdha dëbore.

E pasaktë! Panelet diellore dhe bora mund (dhe duhet) të bashkëjetojnë. Sasia e energjisë qe ju merrni nga panelet tuaja fotovoltaike në vendet me deborë bazohet tërësisht në cilësine e paneleve tuaja dhe menyrën e instalimit të tyre.

 

3) Panelet diellore dhe era nuk qendrojnë bashkë.

Nuk është e vërtetë. Nje impiant fotovoltaik me cilësi të lartë nuk ndikohet nga erërat e forta, ata përbëhen nga elemente të testuar për të gjitha kushtet metereologjike.

4) Panelet diellore janë të brishtë dhe mund të demtohen lehtësisht nga breshëri.

Cdo panel diellor i prodhuar i nënshtrohet testimit për kushtet ekstreme të motit. Dhe të gjithë prodhuesit marrin një certifikim për ketë si dëshmi garancie.

 

5) Të gjithë panelet diellore të certifikuar kanë të  njejtën reagim ndaj kushteve të motit.

Jo fatkeqësisht, certifikimet përcaktojnë vetëm që prodhuesi ka përmbushur kërkesat kur bëhet fjalë për testimin, por funksionaliteti është me kompleks se kaq dhe varet nga një sërë komponentesh të cilët janë të ndryshëm për prodhues të ndryshëm ndaj i takon konsumatorit të informohet pak me tepër për tregun dhe ekspertizën e secilit prodhues.

 

Kaq shume koncepte të gabuara, por e vërteta është: panelet diellore me cilësi të lartë janë krijuar për t'i bërë ballë të gjitha zemërimeve të mëmës natyrë herë pas here. Kaq e thjeshte! 

Euroelektra, për më tepër informacione klikoni linkun: https://acp.al/company-listing/company/491/EuroElektra/

Cel:+355 67 20 71 033 

Tel:+355 4 228 6560 

E-mail: info@euroelektra.al 

Web: www.euroelektra.al

 

 


Më të lexuarat