Secondary Adv

Sa ndikim kane tabelat reklamuese per biznesin tuaj, Novus Marketing

Share on Google+

Novus Marketing and Advertising

 

Dikur reklamimi outdoor ishin një formë e vdekur e reklamimit të biznesit apo produkteve, por sot është kthyer në një nga format më efektive të promovimit të biznesit dhe ndërgjegjësimit të markës

Reklamimi outdoor mund të ndihmojë në krijimin e markës tuaj dhe promovimin e produkteve apo shërbimeve në mënyra që reklamat dixhitale nuk munden.

Por cfarë ndikimi kanë këto reklama në biznesin tuaj?

 

Tabelat reklamuese janë të pranueshme nga konsumatorët 

Sot që jetojmë në epokën digjitale, audienca është e ngopur me reklamime digjitale përsa kohë çdo kush lundron në internet, rrjete sociale etj. Siç dihet, kur tregu tejmbushet me një produkt ose ide, konsumatori bëhet i ashpër ndaj tij.

 

Kjo do të thotë që me gjasë konsumatori do të tregohet jo miqësor ndaj markave kur paraqiten së tepërmi në një mënyrë digjitale (qoftë nga vendosja e reklamave në mediat sociale, reklama televizive dhe radio, shirita anësorë të motorëve të webit, etj.)

 

Ndaj është vënë re një rritje të pranimit të reklamave outdoor dhe është demostruar që janë tepër efiçente sa herë ato janë vendosur në mjedise të jashtme. Për shembull, kur një konsumator shikon një billboard nga automjeti i tij, ka më shumë të ngjarë të vërejë reklamën, ta lexojë dhe t'i përgjigjet në mënyrë të favorshme.

Ju ndihmojnë të ndërtoni brandin tuaj

Arsyeja përse tabelat reklamuese ju ndihmojnë të ndërtoni brandin tuaj është sepse ato ju ndihmojnë të krijoni një njohje dhe një kujtesë të fortë të markës tek audienca që e sheh.

 

Kjo për shkak se konsumatorët nuk janë në gjendje t’i "injorojnë" këto reklama ndaj të cilëve janë të ekspozuar në cdo moment kur nuk janë në shtëpitë e tyre.

 

Për më tepër, për shkak se shumica e konsumatorëve do të shikojnë shumë tabela reklamuese gjatë ditës (domethënë në udhëtimin e tyre, marrjen e fëmijëve në shkollë, etj.),

 

është e domosdoshme që reklama juaj të jetë dominante ndaj të tjerëve në mënyrë që të tërheq vëmendje dhe të memorizohet nga kushdo që e sheh.

 

Tabelat reklamuese duhet të jenë vizualisht stimuluese dhe të vendosen në tregjet e duhura për të marrë feedback-un e synuar.

 

Mund të personalizohen 

Reklamat outdoor ju ofrojnë mundësinë të shprehni fantazinë dhe dëshirën tuaj dhe të realizohen tërësisht siç ju i dëshironi.

 

Për shembull, reklamat e vendosura pranë parqeve me një tematikë të caktuar mund të priten më mirë nëse janë shumëngjyrëshe dhe promovojnë relaksim dhe argëtim për audiencën dhe në këtë mënyrë e bën edhe më të njohur markën.

 

Thënë me fjalë të thjeshta, personalizohjeni dhe përshtasni reklamën tuaj me atë cfarë ju ofroni për audiencën.

 

Kliko mbi logo per kontaktet e kompanisë Novus Marketing 

Novus Marketing and Advertising


Më të lexuarat