Kondicionerët Mitsubishi Electric janë shumë kursimtare kjo falë eficiencës së lartë energjitike. Mitsubishi Electric ka bërë përmirësime të vazhdueshme në komponentet kyçe si komperosi, teknologjia inverter dhe sistemet e kontrollit. Kondicionerët Mitsubishi Electric gjithashtu janë të përshtatshëm mjaft mirë me kushtet e jashtme atmosferike.
Mitsubishi Electric përdorin sistemet e rikuperimit të ajrit Lossnay për të marrë nxehtësinë e ajrit të ndenjur dhe kthyer atë në sistemet duke eleminuar kështu humbjen e nxehtësisë.
Gamë e gjerë produktesh
Mitsubishi Electric një gamë të gjerë dhe zgjeruar të pajisjeve për ftohje dhe ngrohje, të cilat janë tepër fleksibël për t’ju përshtatur çdo lloji ambienti dhe aplikimi (nga aplikimet e thjeshta për dhoma, shtëpia, vila tek ato më të komplikuarat për hotele, shkolla, muze, spitale, qendra tregtare etj.)
Teknologji e avancuar kondicionimi
Teknologjia e sistemeve të kondicionimit është zhvilluar shumë dhe shpejt, kjo falë prodhuesve të tillë siç është Mitsubishi Electric. Në të pakten 20 vitet e fundit, Mitsubishi Electric ka qënë pioner në prodhimin e sistemeve të kondicionimit miqësore me mjedisin, kompresorëve eficient dhe sistemeve smart për kontrollin e temperatures si dhe statusit të operimit.
MELCloud është teknologjia e fundit e kontrollit si për sistemet split tek ato më të komplikuara, e cila ju lejon të arrini komfortin maksimal në ambientin ku ndodheni fare lehtë nëpermjet telefonit apo tabletit tuaj.
Miqësor me mjedisin
Përparimi i vazhdueshëm i Mitsubishi Electric në fushën e kondicionimit, ngrohjes-ftohjes dhe ventilimit nuk ka qënë vetëm tek eficienca energjitike, por dhe tek fakti që pajisjet janë shumë miqësore me mjedisin.
Refrigjeranti R32 ka 0 potencial për shkatërrimin e shtreses së Ozonit (ODP) dhe ka një potencial ⅓ herë më të vogël sesa gazi R410 përsa i përket Ngrohjes Globale (GWP).
Kërkesa minimale për mirëmbatje
Nga pikëpamja e një blerësi, produktet MITSUBISHI ELECTRIC janë jashtëzakonisht të qëndrueshme dhe jetëgjata. Nga momenti i instalimit produktet punojnë e punojnë pa asnje lloji ndryshimi në eficiencen energjitike dhe me pak kërkesa mirëmbajtje. Shumë rrallë ato kanë nevojë për riparime ose zevendësime gjë që ju bën të kurseni para.
Kliko mbi logo per kontaktet e kompanisë Uni-Klima