![Progeen Construction: 4 Rregullat e te pasurit nje hapesire me te madhe Progeen Construction: 4 Rregullat e te pasurit nje hapesire me te madhe](images/posts/progeen-artikull-2023-09-29-4.jpg)
Novus Marketing & Advertising, Pse jane te nevojshme reklamat outdoor per biznesin tuaj?
Keni menduar gjithnjë se në çfarë mënyre mund të përfitoni klientë të rinj përveç marketingut digjital, i cili po përdoret masivisht nga çdo biznes?
Po kërkoni ndonjë mënyrë me më pak kosto se transmetimi i reklamës suaj në Radio/Televizion? Atëherë Novus Marketing & Advertising ju sugjeron të konsideroni reklamimin e bizneseve tuaja përmes reklamave outdoor.
Çdo biznes, pa marrë parasysh madhësinë e tij, ka nevojë për reklama në mënyrë që të rriten dhe të dallohen nga konkurrenca e tyre. Një mënyrë mjaft efektive për të tërhequr vëmendjen e klientëve potencial dhe që kosto kundrejt benefiteve është më e ulët janë reklamat outdoor.
Po ju renditim disa nga këto benefite si më poshtë:
1. Ka kosto më të lirë
Përdorimi i reklamave outdoor ose reklamave të jashtme dhe vendosja e tyre në pika strategjike ku shihet lehtësisht nga syri i njeriut është shumë here me kosto më të lire se transmetimi i një sekuence reklamuese në radio apo television. Nëse keni tërhequr vëmendje me dizanjin e duhur dhe keni shprehur kontent të kuptueshëm, atëherë keni bërë gjysmën e punës. Reklama të tilla mund të përmendim tabela reklamuese në hyrje të biznesit ku evidentohet emri, logo dhe ngjyrat e brandit, adezivët e ndryshëm, reklamat me led, billboard, city lights, etj.
2. Targeton audiencën e synuar
Pavarësisht se ku e shfaqni reklamën tuaj, ju keni një shans më të lartë për t'i bërë klientët e mundshëm të interesohen për biznesin tuaj. Sigurisht, teknika të tjera të marketingut mund të synojnë audienca edhe më specifike, por sidoqoftë, vendosja e reklamave outdoor në vendet e duhura garanton që ju të arrini klientët tuaj të synuar.
3. Mund të ripërdoren
Nëse disa biznese preferojnë të jenë pjesmarrës në aktivitete të ndryshme apo të ekspozojnë imazhin e biznesit të tyre në vende të caktuara, disa prej reklamave si banner, roll up banner, banderola të ndryshme, etj, mund të ripërdoren si përfaqësues imazhi në këto aktivitete. Në këtë mënyrë ju nuk do të keni nevojë të paguani kosto të përsëritura për sa kohë që i mirëmbani ato.
4. Mbeten në memorien e njerëzve
Kur njerëzit ndiejnë nevojën për një shërbim ose produkt që ju ofroni, ata kanë më shumë të ngjarë të kujtojnë biznesin tuaj përmes reklamave që keni shfaqur si tabela reklamuese, city lights, billboards etj.
Kliko mbi logon e kompanise Novus Marketing and Advertising
Më të lexuarat
![Progeen Construction: 4 Rregullat e te pasurit nje hapesire me te madhe Progeen Construction: 4 Rregullat e te pasurit nje hapesire me te madhe](images/posts/progeen-artikull-2023-09-29-4.jpg)
![GB Thermo Color: Perse duhet te zgjedhim laminatet Baufloor? GB Thermo Color: Perse duhet te zgjedhim laminatet Baufloor?](images/posts/gb-thermo-color-artikull-2023-09-25-2.jpg)
![Alstone: Perse te zgjidhni nje shtepi modulare? Alstone: Perse te zgjidhni nje shtepi modulare?](images/posts/alstone-artikull-foto-pershkrimi-2023-1.jpg)
![Melvinflex Albania: Ja perse duhet te zgjedhim dysheket Latex Melvinflex Albania: Ja perse duhet te zgjedhim dysheket Latex](images/posts/melvinflex-artikull-2023-09-04-1.jpg)
![Vitalux: Trendet e shandeliereve per vitin 2023-2023 Vitalux: Trendet e shandeliereve per vitin 2023-2023](images/posts/1.jpg)
![DEUTSCHCOLOR: Si të hiqni mykun nga muret e shtëpisë DEUTSCHCOLOR: Si të hiqni mykun nga muret e shtëpisë](images/posts/deutschcolor-artikull-2023-09-04-1.jpg)
![AR ECOENERGIA SHPK: Perse duhen pastruar panelet fotovoltaike? AR ECOENERGIA SHPK: Perse duhen pastruar panelet fotovoltaike?](images/posts/eco-energia-artikull-2023-09-04-2.jpg)
![Perse duhet te perdorni bojen e metalit Doalpaint, avantazhet Perse duhet te perdorni bojen e metalit Doalpaint, avantazhet](images/posts/doal-paint-post-2023-1.jpg)
![Almex: Si te zgjedhesh karrigen e duhur per restorant Almex: Si te zgjedhesh karrigen e duhur per restorant](images/posts/almex-post-09-2023-1.jpg)