Secondary Adv

Rezidenca Poseidon Lungomare Vlore | Hanxhari Group | 2022

Dergoji email
kompanise

OBJEKT BANIMI DHE SHËRBIME ME 11 KATE MBI TOKË DHE 2 KATE NËNTOKË, ME ZHVILLUES ”EUROPA BUILDING” SHPK DHE ”HANXHARI GROUP” SHPK NË SHËTITOREN LUNGOMARE, VLORË

 

VENDNDODHJA

Sheshi i ndertimit ndodhet ne bulevardin Lungomare, me siperfaqe totale prej 6,094.23m², Vlorë.Sheshi i ndertimit ndodhet ne shetitoren Lungomare, ne qytetin e Vlores. Ne veri te sheshit te ndertimit ndodhen 3 objekte ekzistuese 1 kat, ne jug ndodhet nje objekt 9 kate, ne lindje ndodhet nje objekt 3 kate dhe nje objekt 2 kate dhe ne perendim ndodhet shetitorja e Lungomares dhe rruga ”Murat Terbaci”.

FASADA & VETRATAT

Pozicioni gjeografik I vendit ku do ndërtohet objekti karakterizohet nga një klimë mesdhetare me shumë diell, sidomos gjatë sezonit veror, duke ndikuar direkt në përzgjedhjen e materlaieve të fasadës dhe zgjidhjes arkitekturore. Fasadat e objektit karakterizohen nga përdorimi I materialeve transparente të vetratave dhe fasades së xhamit, duke siguruar më shumë transparence me mjedisin e jashtëm. Dielli I tepërt I verës do të pengohet duke përdorur xham me factor të lartë diellëzimi Low-E, si dhe hijezues vertikal.

Në faqet pa dritare është parashikuar veshje me sistem fasadë të ventiluar me strukturë metalike dhe panele kompozit te tipit alpolic të bardhë. Në fasadat e katit përdhe janë përdorur vetrata transparente, duke krijuar një hapesire me te madhe drite dhe shikueshmerie. Ballkonet kanë parapet xhami transparent dhe përdorimi i hijezuesve të drurit i japin ambienteve të brendshme hapësirë dhe hijëzim në ditët e nxehta të verës. Përdorimi I disa elementeve të ndryshem në fasadë e bëjnë objektin të larmishëm në ngjyra e materiale

 

 

Apartamente Shkalla 1

 

Apartament 2+1
Sip=147.4 m2

Apartament 2+1
Sip=126.7 m2

Apartament 2+1
Sip=107.2 m2

Apartament 1+1
Sip=91.6 m2.jpg

Shkarko te gjitha planimetrite e Shkalla 1

 

 

 

Apartamente Shkalla 2

 

Apartament 1+1
Sip=97.2 m2

Apartament 2+1
Sip=118.6 m2

Apartament 2+1
Sip=95.8 m2

Apartament 2+1
Sip=97.1 m2

Shkarko te gjitha planimetrite e Shkalla 2

 

 

Apartamente Shkalla 3

 

Apartament 1+1
Sip=92.3 m2

Apartament 3+1
Sip=146.4 m2

Apartament 3+1
Sip=148.9 m2

Apartament 3+1
Sip=151.9 m2

Shkarko te gjitha planimetrite e Shkalla 3

 

 

SHKALLET DHE ASHENSORET

Shkallët do të shërbejnë për lëvizjen vertikale në rast emergjence. Keto shkallë aksesohen në cdo kat me dyer kundra zjarrit për të mbrojtur hapësirën e shkallës nga zjarri dhe tymi. Struktura e shkallëve përbëhet nga mure beto/arme, dhe e trajtuar me bojë betoni. Janë parashikuar 8 ashensorë për banoret për lëvizjen nga kati i dytë nëntokë deri në katin e fundit me kapacitet për 6 persona secili.

 

MURET

- Muret ndares midis njesive tregtare do te jene me tulle = 25cm
- Muret e tualeteve te njesive tregtare do te jene me tulle = 20cm
- Muret ndares ne podrum do te jene me tulle = 20cm
- Muret perimetrale do te jene me tulle = 25cm + 15cm fasade e ventiluar
- Muret ndares Apartament – Apartament = 12cm tulle + 5cm lesh guri + 12cm tulle
- Muret ndares Korridor i perb. – Apartament = 12cm tulle + 5cm lesh guri + 12cm tulle
- Muret e banjave te apartamenteve do te jene me tulle = 20cm
- Muret ndares te dhomave do te jene me tulle = 12cm
- Muret e puseve te ajrimit ne tarrace do te jene me tulle = 20cm
- Muret e parapetit b/a te tarraces do te jene me tulle = 15cm
- Muret e kabines elektrike do te jene me tulle = 25cm
- Veshjet e murit te betonit ne apartamente = 10cm tulle + lesh guri

 

TIPET E APARTAMENTEVE

Ne total jane parashikuar te ndertohen 198 apartamente, te tipeve 1+1, 2+1 dhe 3+1. Apartamentet ndryshojne nga njeri-tjetri per shkak te gjeometrise te vete struktures urbane te objektit, duke ofruar vecori te ndryshme per secilin prej tyre, qofte ne zgjidhjen e planimetrise ashtu edhe te orientimit.
Siperfaqet e kateve banim variojne nga 2,434.04m² ne 2,698.94m², siperfaqa e katit perdhe 2,184.21m² katet nentoke 4,359.38m² secili.

- Tipi 1+1 nga 76.5 deri 85.5m²
- Tipi 2+1 nga 88.6m² deri 120m²
- Tipi 3+1 nga 148m² deri 178m²
- Te gjitha apartamentet do te kene ballkone ose llozha. Ne keto ambiente do te vendosen pajisjet e jashtme te kondicionimit.

 

SISTEMIMET E JASHTME DHE SIPERFAQET E GJELBERTA

Projekti arkitektonik i propozuar nga “Focus Architecture”, krahas risive te zgjidhjes se brendshme te objektit, do ti ofroje qytetit nje objekt te ri me parametra bashkekohore. Per shkak te pozicionit, lartesise, formes dhe trajtimit te vecante te fasades, ky objekt do te behet epiqendra e ansamblit urban te objekteve perrreth, duke rritur standartin e zhvillimit te zones.

 

VIDEO

 

RRETH HANXHARI GROUP

Një kompani ndërtimi e themeluar në vitin 1996, komplekse dhe e mirë organizuar, Hanxhari Group, i ka bërë ballë kohës duke u rritur e zhvilluar në vazhdimsi.  Kemi nisur e përfunduar projekte të shumta, projekte për biznes dhe për komunitetin gjithashtu. Për vite me radhë kemi zhvilluar aktivitetin tonë në Shqipëri, kryesisht në Vlorë, me planet e së ardhmes për t'u zhvilluar edhe jashtë saj.

Me shume projekte ne Shqiperi